Lajme Zone
Muçollari: Edhe në Vuno, Rama kuptoi se nuk është i paprekshëm
PolitikëCNA

Muçollari: Edhe në Vuno, Rama kuptoi se nuk është i paprekshëm

Anëtari i Kryesisë në PD, Grigels Muçollari në një reagim në rrjetet sociale, e ka cilësuar incidentin me opinionistin Arian Konomi në Vuno, si dëshmi të rritjes së pakënaqësisë ndaj Edi Ramës. Sipas tij, pas 82 ditësh protestë, qytetarët nuk kanë më frikë ta kundërshtojnë kryeministrin publikisht. “Çfarë tregon incidenti në Vuno? Tregon se Edi Rama nuk është i mirëpritur as aty ku kishte menduar

Anëtari i Kryesisë në PD, Grigels Muçollari në një reagim në rrjetet sociale, e ka cilësuar incidentin me opinionistin Arian Konomi në Vuno, si dëshmi të rritjes së pakënaqësisë ndaj Edi Ramës. Sipas tij, pas 82 ditësh protestë, qytetarët nuk kanë më frikë ta kundërshtojnë kryeministrin publikisht. “Çfarë tregon incidenti në Vuno?

Tregon se Edi Rama nuk është i mirëpritur as aty ku kishte menduar se ka mbështetje, ku kishte planifikuar të pleqëronte, siç ka deklaruar vetë, vite më parë.

Korrupsioni, arroganca, dhuna i paraprijnë tani emrit, figurës së tij.Dhe incidenti që i ndodhi me opinionistin Konomi në një kafe, këtë dëshmon.

Nuk ka më asnjë territor ku të duartrokitet e ku të pritet me nderime.U ka ardhur në majë të hundës të gjithëve.

Sigurisht se takimet dhe daljet në publik ai i ka rralluar dhe i ka tejet të kontrolluara. Me shumë filtra e me montazh të rreptë.

Në një nga këto dalje në Vuno, ku me gjasë mendon se e adhurojnë, kuptoi se edhe aty nuk ka siguri. Dikush do të dalë ta kontestojë, ta kundërshtojë, t’i protestojë. Dhe nuk bën më punë as policia, as Garda. Njerëzit nuk kanë më frikë. Kjo është një nga efektet që ka sjellë protesta popullore prej 82 ditësh. Ata rrinë e numërojnë njerëzit, por marshimi e ka bërë të vetën. Revolta ka nxjerrë krye kudo.

I vetmi vend i sigurt për Edi Ramën është dorëheqja”, thekson Muçollari./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.