Pas ditëve përvëluese, moti mori një tjetër kthesë mbrëmjen e së martës. Në disa qytete përfshirë Tiranën, Fierin, Sarandën, Vlorën e Kukësin janë rikthyer reshjet e shiut dhe stuhi të forta ere. Në Kukës erërat e forta kanë shkaktuar problem në disa fshatra, kryesisht sa i përket furnizimit me energji elektrike. LEXO edhe...Saranda 'pushtohet' nga moti i keq, rrëzimi i një pishe dëmton tre automjete (VIDEO) Nga stuhia që zgjati vetëm 10 minuta në qytetin bregdetar të Vlorës u rrëzuan pemë, u dëmtuan tendat e karriget e lokaleve si dhe çadrat e vendosura në plazhe. Ndërkohë disa nga karriget e lokaleve në zonën e Lungomares 'fluturuan' nga era e fortë në rrugën kryesore. Stuhia duket se ka qenë më e fortë në qytetin bregdetar të Sarandës, ku era e fortë ka rrëzuar disa pemë në mes të bulevardit, por pa shkaktuar dëme në njerëz. Ndërkohë, tre automjete janë dëmtuar si pasojë e rrëzimit të një pishe në zonën e stadiumit. Më herët edhe specialistja e Institutit të Gjeoshkencave, Anira Gjoni, tha për Report Tv se pse java nisi me temperatura të larta, vijimi i saj do të jetë më i freskët. Rënia më e ndjeshme e temperaturave pritet të shënohet të premten. Share Ora 23:08 Saranda 'pushtohet' nga moti i keq, rrëzimi i një pishe dëmton tre automjete (VIDEO) Edhe Saranda është 'pushtuar' sonte nga reshjet e shiut dhe erërat e forta.Tre automjete janë dëmtuar si pasojë e rrëzimit të një pishe në zonën e stadiumit Share Xh.K/SI.E./ReportTv.al Kukes Tirane Vlore Fier moti reshje shiu Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.9% I gabuar 27.7% Nuk e di 8.4% Vota total: 3241 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?
