Një nga figurat e njohura të komunitetit islamik në Zvicër, imami me origjinë shqiptare Bashkim Aliu, është detyruar të largohet nga të gjitha funksionet e tij publike pas një hulumtimi të gazetës SonntagsZeitung. Hulumtimi zbardhi deklaratat e tij homofobe si dhe kontaktet e afërta me qarqe radikale islamike, përfshirë pjesëmarrjen në një ngjarje ku i pranishëm ishte edhe lideri i Hamasit, Ismail Hanije, i vrarë në Teheran nga Izraeli. Aliu drejtonte deri në mesin e kësaj jave Komisionin e Imamëve pranë Federatës së Organizatave Islamike në Zvicër (FIDS) dhe shërbente si autoriteti më i lartë teologjik i Bashkimit të Organizatave Islamike në Zyrih (VIOZ), rol në të cilin mbante kontakte të rregullta zyrtare me autoritetet kantonale e komunale zvicerane. LEXO edhe...Itali/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset për vdekje nga një automjet sapo del nga makina (EMRI) Mirëpo, pas botimit të gjetjeve, FIDS e ka shkarkuar menjëherë nga detyrat, ndërsa vetë Aliu është detyruar të japë dorëheqjen nga të gjitha postet brenda VIOZ-it. Gazeta zvicerane zbuloi një seri qëndrimesh kontroverse të imamit, mes të cilave një postim të vitit 2017 ku ai e cilësonte paradën "Pride" në Prishtinë si një "paradë të turpit". Organizatat zvicerane VIOZ dhe FIDS u distancuan prerazi, duke theksuar se qëndrimet homofobe ose që cenojnë dinjitetin njerëzor bien ndesh me parimet e tyre dhe me ligjin zviceran. Pjesa më e rëndë e skandalit ndërlidhet me një udhëtim të Aliut në Doha të Katarit në janar të vitit 2024. Atje ai mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Bashkimit Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë, një organizatë e lidhur ngushtë me Vëllezërit Tanë Myslimanë. Në të njëjtën veprimtari mbajti fjalim edhe shefi i atëhershëm i Hamasit, Ismail Hanije. Drejtuesit e FIDS-it deklaruan se nuk kishin asnjë dijeni për pjesëmarrjen e Aliut në këtë konferencë, ndërsa VIOZ-i njoftoi se ai nuk kishte udhëtuar në emër të tyre dhe se kjo çështje po i nënshtrohet verifikimeve të mëtejshme. Rasti ka marrë përmasa politike edhe për shkak të financimit publik. Nga viti 2017 deri në vitin 2025, kantoni i ka kaluar VIOZ-it rreth 2,5 milionë franga për projektin e kujdesit shpirtëror islamik në institucionet publike, përveç një mbështetjeje vjetore prej 50 mijë frangash nga vetë qyteti i Zyrihut. P.J/ReportTv.al shqiptaret ne zvicer zvicer zyrih Ismail Hanijeh bashkim aliu Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.1% Veliajn 18.6% Asnjërin 32.3% Vota total: 1781 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

