Lajme Zone
Monitorimi ajror kundër kultivimit të bimëve narkotike, Hita pret në takim delegacionin e lartë të Guardia di Finanza-s! I pranishëm edhe Komandanti Joselito Minuto
PolitikëReport TV

Monitorimi ajror kundër kultivimit të bimëve narkotike, Hita pret në takim delegacionin e lartë të Guardia di Finanza-s! I pranishëm edhe Komandanti Joselito Minuto

Në kuadër të bashkëpunimit për monitorimin e hapësirës ajrore kundër kultivimit të bimëve narkotike, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, ka pritur në takim një delegacion të lartë të Guardia di Finanza-s.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka pritur sot në takim një delegacion të lartë të Guardia di Finanza-s, i kryesuar nga Komandanti i Operacioneve Ajrore Detare, Gjeneral Divizioni Joselito Minuto. Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit bën të ditur se takimi është zhvilluar në kuadër të monitorimit ajror të territorit kundër kultivimit të bimëve narkotike. LEXO edhe...Dibër/ Droni zbulon 1121 bimë kanabisi në mal, 2 në pranga (VIDEO) Gjatë takimit Hita falënderoi përfaqësuesit e Guardia di Finanza-s për partneritetin e qëndrueshëm dhe theksoi se ky model bashkëpunimi ka tejkaluar prej kohësh kufijtë formalë të marrëdhënieve institucionale. Nga ana tjetër, Gjeneral Divizioni Joselito Minuto rikonfirmoi angazhimin e Guardia di Finanza-s për intensifikimin e monitorimit ajror, nëpërmjet shtimit të fluturimeve dhe verifikimit të çdo koordinatë të raportuar si zonë me risk për kultivimin e bimëve narkotike. Njoftimi i Policisë: Monitorimi ajror i territorit kundër kultivimit të bimëve narkotike, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pret Komandantin e Operacioneve Ajrore Detare të Guardia di Finanza-s Delegacioni i lartë i Guardia di Finanza-s, i kryesuar nga Komandanti i Operacioneve Ajrore Detare, Gjeneral Divizioni Joselito Minuto, u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, dhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit. Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm Drejtues Madhor Skender Hita falënderoi përfaqësuesit e Guardia di Finanza-s për partneritetin e qëndrueshëm dhe theksoi se ky model bashkëpunimi ka tejkaluar prej kohësh kufijtë formalë të marrëdhënieve institucionale, duke u shndërruar në një shembull të konsoliduar besimi, mirëkuptimi dhe miqësie, që ka sjellë rezultate konkrete dhe shumë pozitive në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike. Nga ana e tij, Gjeneral Divizioni Joselito Minuto rikonfirmoi angazhimin e Guardia di Finanza-s për intensifikimin e monitorimit ajror, nëpërmjet shtimit të fluturimeve dhe verifikimit të çdo koordinatë të raportuar si zonë me risk për kultivimin e bimëve narkotike. R.Xh/ReportTv.al Skënder Hita guardia di finanza kanabis Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.2% 100 bashki (PD) 16.3% 61 bashki (si sot) 27.5% Vota total: 4398 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?