Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi, u ndal sot gjerëisht te propozimet e bëra nga mazhoranca.
I ftuar në “A2 CNN”, Boçi u shpreh se “shkrirja” e disa bashkive në vend do të sjellë rritje të diskriminimit përmes lidhjes së disa bashkive me burime me disa të varfra.
Demokrati hodhi akuza se harta e propozuar nga PS-ja është një skemë elektorale e parapërgatitur për të magazinuar vota politike. “Se vetë flisnim për standard europian, për kapacitete administrative, autonomi financiare. I harruan ato menjëherë, dolën thjesht te ndarja e numrave. Thoshin një bashki efiçente duhet të qëndrojë një jo, një bashki që është e varfër duhet t'i bashkohet një bashkie që ka resurse, që ajo ta ndihmojë në koston e shërbimeve. Por si mund të bashkosh ti bashki të varfra dhe të pretendosh që po krijon mirëqenie dhe pasuri? Jo! Do të rritet diskriminimi. Diskriminimi nis nga Tirana... Është një skemë thjesht elektorale e parapërgatitur që nuk do preki ndikimin e qeverisë, por është një skemë si magazinë më e perfeksionuar për të sjellë vota të përjetshme politike. Kështu është formula”,-tha Boçi./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

