Lajme Zone
Ardi Stefa: Prova
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ardi Stefa: Prova

Kur pranon të justifikosh të pajustifikueshmen. Ndotja morale nuk ka erë dhe nuk lë njolla në duar. Ajo lë njolla në karakter.

Vjen një çast kur njeriu vihet në provë. Në ato sekonda të heshtura kur duhet të zgjedhë mes dinjitetit dhe leverdisë. LEXO edhe...Ardi Stefa: Tri pyetje (...në fakt, vetëm një një) Në atë çast kur fillon ndotja morale. Gjithmonë ka një çast kur mund të turpërohesh. Kur mund të ulësh kokën për një post, për një favor, për një privilegj të vogël. Kur mund të duartrokasësh atë që dje e quaje padrejtësi. Kur mund të heshtësh përballë së keqes, sepse zëri yt mund të të kushtojë diçka. Një çast kur turpërohesh se tradhton vetveten e ato që beson. Gjithmonë ka edhe një kohë kur mund të bëhesh pis. Jo këpucët e rrobat, por ndërgjegjen. Kur pranon të justifikosh të pajustifikueshmen. Ndotja morale nuk ka erë dhe nuk lë njolla në duar. Ajo lë njolla në karakter. Por ekziston edhe një mundësi tjetër. Ta parakalosh atë çast. Të largohesh përpara se të detyrohesh të gjunjëzohesh. Të mos pranosh tavolinën ku çmimi i ulëses është dinjiteti yt. Të thuash "jo" përpara se "po"-ja të të ndjekë gjithë jetën si damkë. Shumë njerëz kujtohen se nuk pranuan të bëheshin pis për të fituar. Disa humbje që janë më të ndershme se disa fitore dhe ka disa "fitore" që mbajnë erën e turpit për breza të tërë. Ndaj duhet parakaluar çasti që të turpëron e bën pis për gjithë jetën. Çasti që të bën të zgjedhësh midis ndërgjegjes dhe interesit. Shpesh herë trimëri nuk është të luftosh, por të mos pranosh të hysh në një lojë ku, pavarësisht rezultatit, del i turpëruar ose i pistë. K.M/ReportTv.al Ardi Stefa Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.2% 100 bashki (PD) 16.3% 61 bashki (si sot) 27.5% Vota total: 4466 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?