Lajme Zone
Tumoret po 'zhvendosen' te moshat e reja, rriten rastet te 40-60-vjeçarët, ja çfarë dyshojnë shkencëtarët
Të tjeraReport TV

Tumoret po 'zhvendosen' te moshat e reja, rriten rastet te 40-60-vjeçarët, ja çfarë dyshojnë shkencëtarët

Sipas onkologëve, çdo ditë në botë diagnostikohen mbi 9 mijë raste të reja me kancer te personat nën moshën 50 vjeç. Ekspertët thonë se nuk bëhet fjalë për një shkak të vetëm, por për mekanizma të ndryshëm që ndryshojnë sipas llojit të tumorit.

40-60-vjeçarët e sotëm po zhvillojnë më shumë tumore sesa prindërit dhe gjyshërit e tyre, veçanërisht kancer të zorrës së trashë dhe të gjirit. Të dhënat, sidomos nga Shtetet e Bashkuara, tregojnë se rastet e diagnostikuara para moshës 50 vjeç janë në rritje dhe shpesh bëhet fjalë për forma më agresive të sëmundjes. Fenomeni ka qenë në qendër të diskutimeve në dy nga kongreset më të mëdha botërore për kancerin, ndërsa është trajtuar edhe nga revista shkencore Nature. Megjithatë, shkencëtarët nuk kanë arritur ende të identifikojnë një shkak të vetëm. LEXO edhe...Nënshkruhet 'Marrëveshja e Bashkëpunimit' ndërmjet QSUT dhe Institutit Kombëtar të Tumoreve në Milano, Sala: Do të standardizojmë protokollet sipas praktikave europiane Sipas profesorit Mario Scartozzi, drejtor i Onkologjisë Mjekësore në Universitetin e Kaljarit, nuk ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes një faktori dhe shfaqjes së tumoreve te moshat e reja. Ai shpjegon se ka të ngjarë që bëhet fjalë për kombinimin e disa faktorëve biologjikë, metabolikë dhe mjedisorë. Ndër shkaqet që po studiohen janë stili i pashëndetshëm i jetesës, ushqimet ultra të përpunuara, obeziteti, toksinat mikrobike dhe disa kimikate të përdorura në bujqësi, edhe pse lidhja e tyre me rrezikun për kancer nuk është konfirmuar ende. Sipas onkologëve, çdo ditë në botë diagnostikohen mbi 9 mijë raste të reja me kancer te personat nën moshën 50 vjeç. Ekspertët theksojnë se nuk bëhet fjalë për një sëmundje me një shkak të vetëm, por për mekanizma të ndryshëm që ndryshojnë sipas llojit të tumorit. Një nga rastet më shqetësuese është kanceri i zorrës së trashë. Në SHBA, rastet e avancuara te grupmosha 20-49 vjeç janë rritur me rreth 3% çdo vit që nga viti 2010, ndërsa në vitin 2023 kjo u bë shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri në këtë grupmoshë. Ekspertët besojnë se obeziteti dhe sëmundjet metabolike mund të shpjegojnë një pjesë të fenomenit, por nuk janë arsyeja e vetme. Shumë pacientë të rinj me kancer nuk janë mbipeshë. Studime të ndryshme kanë sugjeruar gjithashtu një lidhje të mundshme me ushqimin, duhanin dhe ekspozimin ndaj ndotjes, por nevojiten kërkime të tjera për të konfirmuar këto lidhje. Sipas Scartozzit, rreth një në tre raste me kancer mund të parandalohet përmes një stili jetese më të shëndetshëm dhe uljes së ekspozimit ndaj faktorëve të rrezikut të modifikueshëm U.D/ReportTv.al kancer tumor Kanceri i zorres se trashe Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.4% 100 bashki (PD) 16.3% 61 bashki (si sot) 27.3% Vota total: 4533 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?