Lajme Zone
Festa e ‘3 Gushtit’ në Zerqan të Dibrës, një festë që bashkon brezat! Valle, emocione dhe kujtime që ringjallen pas shumë vitesh
KulturëReport TV

Festa e ‘3 Gushtit’ në Zerqan të Dibrës, një festë që bashkon brezat! Valle, emocione dhe kujtime që ringjallen pas shumë vitesh

Zerqani është një nga trevat më të njohura të Dibrës, me histori të pasur, tradita të rrënjosura dhe një natyrë mahnitëse. Zerqani njihet edhe si vendlindja e Mustafë Xhinit, i cili në Luftën e Drinit luftoi kundër Hajredin Pashës.

Çdo 3 Gusht, Zerqani i Dibrës shndërrohet në një pikëtakim të veçantë për banorët dhe për të gjithë ata që kthehen në vendlindje nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe nga emigracioni. Kjo festë është kthyer në një traditë të bukur që bashkon njerëz të të gjitha moshave, nga fëmijët e deri te të moshuarit. LEXO edhe...Territorialja/ Këshilli i Libohovës kundër bashkimit me Gjirokastrën, shkresë qeverisë! Edhe këshilltarët e Klosit thërrasin mbledhje Atmosfera festive mbushet me muzikë, valle, takime mes miqsh e të afërmve dhe kujtime që ringjallen pas shumë vitesh. Një nga të pranishmit në festë thotë se për të rinjtë është një mundësi për të njohur rrënjët dhe traditat e krahinës, ndërsa për më të moshuarit është një ditë emocionesh dhe krenarie për historinë e pasur të Zerqanit. Zerqani është një trevë me vlera të mëdha patriotike, që ndër shekuj ka nxjerrë burra të mençur, arsimdashës dhe atdhetarë, të cilët kanë dhënë kontribut në mbrojtjen e vendit dhe në zhvillimin e arsimit e të kulturës shqiptare. Dikur qendër me rëndësi administrative dhe kulturore, nënprefekturë, Zerqani mbetet një simbol i identitetit dhe krenarisë dibrane. Festa e 3 Gushtit nuk është thjesht një aktivitet kalendarik, por një simbol i unitetit, i respektit për traditën dhe i dashurisë për vendlindjen. Ajo dëshmon se, pavarësisht se ku jetojnë, zemra e zerqanasve rreh gjithmonë për vendin e tyre. Në këtë festë mori pjesë edhe këngëtari i mirënjohur dibran Dritan Jashari, i cili i dha atmosferë festive takimit. Festa u organizua me vallet e fëmijëve të shkollave, të veshur me kostume popullore të krahinës (qasha), ç’ka i dha aktivitetit plot ngjyra dhe gjallëri. R.Xh/ReportTv.al Diber zerqan takim brezash feste emigracioni Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.2% 100 bashki (PD) 16.3% 61 bashki (si sot) 27.5% Vota total: 4466 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?