Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

Momente paqeje në protestë, të rinjtë shtrëngojnë duart me efektivët dhe këndojnë himnin shqiptar: Policia është me ne (VIDEO)


Mes përplasjeve dhe akteve të dhunës që kanë shoqëruar ditën e katërt të protestës në Tiranë, nuk kanë munguar as momentet e paqes mes protestuesve dhe Policisë.

Mes përplasjeve dhe akteve të dhunës që kanë shoqëruar ditën e katërt të protestës në Tiranë, nuk kanë munguar as momentet e paqes mes protestuesve dhe Policisë. Një grup protestuesish kanë ngritur duart lart dhe më pas edhe i shtërnguan me efektivët, duke thirrur “Jemi në paqe, policia është me ne”, ndërsa njëra prej tyre, me flamurin kombëtar në duar, është afruar drejt Policisë. Disa të tjerë janë ulur këmbëkryq në rrugë dhe kanë kënduar himnin kombëtar. Dhe menjëherë më pas “refreni” i protestës “Rama jepe dorëheqjen”. LEXO EDHE:Përfi në Lanë për t’i shpëtuar protestuesve, Balliu gjen fajtorët: Skemë e organizuar nga Policia, Rama dhe banditë të tjerë, përdorën partinë e ‘Qorrave’ (VIDEO) Një prej protestuesve, në një prononcim për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj tha se edhe Policia duhet të bëhet bashkë me protestuesit. “Si protestuesit, si policia, duhet të jemi të gjithë bashkë. Ai që ndahet prej shqiptarit nuk është shqiptar. Duhet të jemi të gjithë bashkë, nëse duam të ecim përpara”, u shpreh ai. Ata po ashtu ndaluan një protestues të qëllonte me gurë në drejtim të efektivëve, duke i thënë "jemi në paqe". Lajmi kryesor: Pas 7 orësh betejë me gurë e gaz, protestuesit lodhen dhe ndalin në mbrëmje sulmet ndaj policisë ! Përqafime e ujë, mblidhen te shkallët e Kryeministrisë SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: Tirane protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.3% Jo 78.3% Disi 3.4% Vota total: 3066 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?