Mokra n’Fest është një nga festat lokale dhe tradicionale në juglindje të vendit, e cila organizohet me qëllim promovimin e vlerave, historisë, kulinarisë dhe turizmit të krahinës së bukur të Mokrës. Teksa u ka bërë ftesë qyteraëve t’i bashkohen këtij eventi, kryeministri Edi Rama shkruan se ekziston një vend ku fyelli zgjon malet dhe daullja rreh në të njëjtin ritëm me zemrat. LEXO edhe...Moto Fest Pogradec mbledh qindra motoristë në qytetin liqenor! Pajisje ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara dhe paradë rrugëve të qytetit Ai shton që kjo nuk është vetëm një krahinë që të fton ta vizitosh, por edhe ta jetosh. “Ekziston një vend ku fyelli zgjon malet dhe daullja rreh në të njëjtin ritëm me zemrat! Ku vallja nuk është vetëm kërcim, por trashëgimi. Ku duart që gatuajnë lakrorin dhe kulaçin ruajnë shijen e brezave, e ku çdo gur e çdo shteg ka një histori për të treguar. Kjo është Mokra. Një krahinë që nuk të fton vetëm ta vizitosh, por ta jetosh. Më 8 gusht, te Ura e Gurit në Golik, tradita merr jetë! Mokra n’Fest 2026 ju pret”, shkroi Rama në rrjetet sociale. Xh.K/E.H/ReportTv.al Korce pogradec mokra edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.7% Të gabuar 85.5% Nuk e di 3.8% Vota total: 5855 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?
