Prej 81 ditësh protesta vazhdon kundër qeverisë. Qytetarët kërkojnë njëzëri largimin e kryeministrit Edi Rama të cilin e akuzojnë për kurrupsion. Në fjalën e tij një protestues bëri thirrje për rezistencë deri në largimin e Ramës. “Modeli i turizmit që ky propozon është modeli i të fortëve dhe trafikantëve, që ndërotjnë hotele ku vriten turistë. Edhe modeli i Sazanit ishte për të kufizuar hyrjen për shqiptarët. Nuk e duam Shqipërinë si gjithë Emiratet. Nuk duam të na shkatërrohet bregdeti, natyra dhe toka jonë. Ky pushtet i korruptuar nuk mund të vazhdojë më. Ne do të rezistojmë derisa këta të japin dorëheqjen”, tha një tjetër protestues. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama protesta
