DURRËS- Një 32-vjeçar është përplasur për vdekje në aksin rrugor ‘Shkozet-Shijak’, ndërsa lëvizte me biçikletë. Vasil Hasani ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa autori ende nuk është identifikuar. Pas përplasjes ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është bërë i mundur arrestimi. “Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin, shtetasin V. H., 32 vjeç. LEXO EDHE:U martuan të dielën, por humbën jetën pas aksidentit tragjik në Durrës! I afërmi i 26-vjeçares italiane: Trupin do ta marrim javës tjetër, babai është i shkatërruar Si pasojë e aksidentit, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij”, njoftoi Policia e Durrësit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. SI.E./Shqiptarja.com TAG: aksident me vdekje Durres Vasil Hasani Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 5203 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

