Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Misioni për stabilizimin e Gazës, nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes për pjesëmarrjen e Shqipërisë


Marrëveshja është nënshkruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingji dhe Komandanti i ISF, Gjeneral Major Jasper Jeffers.

Në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë është zhvilluar ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes zyrtare për pjesëmarrjen e vendit tonë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza. Marrëveshja është nënshkruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingji dhe Komandanti i ISF, Gjeneral Major Jasper Jeffers. LEXO edhe...Kontingjenti i parë shqiptar i helikopterëve niset në misionin e NATO-s, KFOR në Kosovë, Nufi: Angazhimi ynë mbetet i palëkundur! (VIDEO) I pranishëm ishte edhe ambasadori i SHBA në Tiranë, Eric Wendt. Përmes një publikimi në rrjetin e tij social në lidhje me këtë marrëveshje, Nufi është shprehur: “Si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Shqipëria riafirmon angazhimin e saj për të kontribuar në përpjekjet ndërkombëtare për vendosjen e paqes, garantimin e sigurisë dhe krijimin e kushteve për një stabilitet të qëndrueshëm në Gaza”, shprehet ai. Share P.J/E.H/ReportTv.al bordi i paqes Ermal Nufi Eric Wendt Jasper Jeffers arben kingji forca stabilizuese nderkombetare Gaza Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 78.2% Disi 3% Vota total: 12458 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?