7 MINUTA ME PARE Nisin përplasjet mes protestuesve dhe policisë para Ministrisë së Arsimit, hidhet gaz lotsjellës Nisin përplasjet Situata tensionohet para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka hedhur gaz lotsjellës drejt studentëve që po protestojnë në rrugën e Durrësit. Kanë nisur tensionet mes protestuesve dhe policisë para Ministrisë së Arsimit, në rrugën e Durrësit në Tiranë.
Gjatë protestës, efektivët e policisë kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të të rinjve, duke shkaktuar tensione në zonë.
Menjëherë pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit janë organizuar dhe kanë arritur të izolojnë gazin lotsjellës.
Ngjarja ka tensionuar situatën përpara godinës së Ministrisë së Arsimit. Studentët janë larguar drejt qendrës. 53 MINUTA ME PARE Agravohet situata në Vlorë, policia ndërhyn në Universitetin “Ismail Qemali” Tensione në Vlorë Protestat studentore kanë vijuar edhe në Vlorë, ku një grup të rinjsh ka hyrë në ambientet e Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore, në Universitetin “Ismail Qemali”, për t'u bërë thirrje studentëve të tjerë të ndërpresin mësimin dhe t'i bashkohen tubimit.
Studentët kanë kërkuar që edhe të rinjtë e universitetit të përfshihen në protestë, ndërsa policia ka ndërhyrë brenda ambienteve të institucionit arsimor.
Efektivët kanë nxjerrë studentët nga godina e fakultetit dhe më pas kanë marrë në mbikëqyrje territorin përreth universitetit.
Ndërhyrja e policisë vjen në ditën e shtatë të protestave studentore, të cilat kanë vijuar edhe në Tiranë, ku të rinjtë janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit. 56 MINUTA ME PARE Pensionisti i bashkohet protestës së studentëve: Rama e futi popullin në luftë, të ikë një orë e më parë Pensionisti i bashkohet protestës së studentëve Një pensionist iu bashkua protestës së studentëve në zonën e Rrugës së Durrësit, në Tiranë, ku shprehu pakënaqësinë për kushtet ekonomike dhe situatën politike në vend.
Gjatë tubimit, ai foli për vështirësitë ekonomike me të cilat përballet si pensionist, ndërsa kritikoi edhe drejtuesit politikë.
“Ne jemi një popull që kemi dalë në protestë, me shumë vuajtje. Jam pensionist me një pension qesharak. Një njeri që do të rrijë në karrige e futi popullin në luftë. Ky duhet të ikë një orë e më parë nga ky pushtet”, u shpreh ai.
Pensionisti tha se kishte vendosur t'i bashkohej protestës për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj gjendjes aktuale në vend.
Ndërkohë, protesta në Rrugën e Durrësit vijon me pjesëmarrjen e studentëve dhe qytetarëve të tjerë. 1 ORE ME PARE Rama zbret në terren, mesazh për Policinë e Shtetit Rama kërkon nga efektivët të ruajnë qetësinë përballë të rinjve që protestojnë. Edi Rama Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas protestave të dhunshme në Tiranë, duke shprehur mbështetjen për efektivët e Policisë së Shtetit dhe duke u bërë thirrje të tregojnë durim e vetëpërmbajtje ndaj të rinjve që protestojnë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama vlerëson punën e policisë në përballimin e situatës, ndërsa e lidh dhunën gjatë protestave me atë që e cilëson si sulm ndaj ëndrrës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.
“RESPEKT dhe po, jeni më të mirët në këto ditë agresioni me gurë e me zjarr mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan kreu i qeverisë. Rama kërkon nga efektivët të ruajnë qetësinë përballë të rinjve që protestojnë.
“Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë. Forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar”, shprehet kryeministri.
Protestuesit kanë dalë në rrugët e Tiranës, por edhe në disa qytete të tjera të vendit. Në ditën e shtatë radhazi, protestuesit kanë kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Në gjashtë ditët e mëparshme, përplasjet me policinë kanë qenë të ashpra, ndërsa institucione të ndryshme janë sulmuar me gurë.
Ndërsa kryeministri Rama e bëri të qartë edhe njëherë se nuk largohet nga drejtimi i vendit, për sa kohë që mjeti i përdorur nga protestuesit e dhunshëm është shkatërrimi.
“Me këtë gur nuk negociohet. Me këdo që vë përpara këtë nuk negociohet. Kur shteti negocion me të ka rënë. Vajza dhe djem që mendojnë se jeta është TikTok dhe pa lidhur dot 7 fjalë bashkë mund të bëjnë Shqipërinë. Janë pengje të një ideologjie të re që ka një mision: Shkatërro!”, tha Rama.
Rama komentoi edhe strehimin e protestuesve të dhunshëm në selinë blu, duke thënë se po përdorin të miturit mish për top me ëndrrën për tu kthyer 21 janari.
Reagimi i Ramës vjen në një klimë tensionesh pas protestave në kryeqytet, ku janë raportuar akte dhune dhe përplasje me policinë. Ndërkohë, në deklaratën e tyre të përbashkët, eurodeputetët Marco Tarquinio dhe Andreas Schieder kanë kërkuar vetëpërmbajtje nga protestuesit, por edhe hetim për raportimet mbi përdorimin e tepruar të forcës policore. 1 ORE ME PARE “Na kërcënuan me përjashtim nga shkolla”, gjimnazistja denoncon presionin ndaj nxënësve në protestë Foto ilustruese Një gjimnaziste e vitit të tretë është shprehur se oficeri i sigurisë në shkollën e saj i ka kërcënuar nxënësit me përjashtim nëse i bashkohen protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
“Oficeri i shkollës sot na kërcënoi hapur se do të përjashtoheshim nga shkolla nëse i bashkoheshim protestës”, deklaroi ajo.
Gjimnazistja ka marrë pjesë në tubimin e kësaj të hëne, ku studentë dhe nxënës janë ulur këmbëkryq në rrugë dhe kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë, në ditën e shtatë të protestave.
Ajo tregoi se familjarët nuk kanë dijeni për pjesëmarrjen e saj në protestë, pasi kanë frikë nga veprimet e policisë ndaj të rinjve.
“S’e di asnjë nga familja ime që jam këtu. Kanë frikë nga ata që janë rreshtuar aty për të na rrahur ne. Ku do e kenë fytyrën ata që na rrinë përballë?”, u shpreh gjimnazistja.
Nxënësja kritikoi gjithashtu efektivët e policisë për mënyrën se si po trajtojnë protestuesit, ndërsa deklaroi se të rinjtë po përballen me mungesën e perspektivës në vend.
“Duam të drejtat tona. Po na i vjedhin. Po na bëjnë që të ikim me zor jashtë shtetit. Si flenë gjumë ata policë, kur kanë fëmijë dhe vetë? Si nuk i vjen keq?!”, tha ajo.
Gjimnazistja iu drejtua edhe kryeministrit Edi Rama, duke kundërshtuar reagimet e tij ndaj protestës.
“Këto reagimet e Ramës janë kërcënime të pavlera. Do e shohë ai nesër, kur të bjerë nga pushteti, se kush është rinia shqiptare”, deklaroi ajo. 1 ORE ME PARE Lorik Cana del në mbështetje të protestës: Studentët janë e ardhmja, të dëgjohen kërkesat e tyre Lorik Cana Ish-kapiteni legjendari i Kombëtare, Lorik Cana ka reaguar këtë të hënë për protestat e ditëve të fundit në Tiranë.
Në një postim në rrjetin e tij social, Cana shpreh mbështetjen për revoltën studentore, ku thekson se kur studentët ngrihen, vëmendja dhe prioritetet e shoqërisë dhe të institucioneve duhet të përqendrohen plotësisht tek ata.
“Kur studentët ngrihen në protestë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, vëmendja dhe prioritetet e shoqërisë dhe të institucioneve duhet të perqendrohen plotesisht te ata deri ё gjetjen e një zgjidhjeje apo marreveshjeje të qündrueshme. Studentët perfaqësojnë të ardhmen e vendit dhe investimi te kushtet e tyre është investim direkt në mbarëvajtjen e shoqërisë”, ka shkruar Cana. Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat e dhunshme, ku paralajmëron se qeveria do të kërkojë përgjegjësi ligjore dhe financiare ndaj autorëve të dhunës.
Në të njëjtën kohë, Rama deklaron se është i gatshëm për dialog pa kushte, në çdo vend dhe në çdo orë, por përjashton nga kjo ofertë dhunuesit dhe partitë politike që nuk distancohen nga dhuna.
Rama shprehet se edhe protestuesit që nuk distancohen nga aktet e dhunës do të paguajnë financiarisht njësoj si autorët. "Protestat janë një e drejtë, ndërsa dhuna është krim dhe kjo vijë e kuqe do të ndahet prerazi në këtë fazë kritike të zhvillimit tonë demokratik.Qytetarët duhet të bëjnë durim, e të mos bien pre e presionit të manipulatorëve mediatikë dhe pasqyrave telefonike.Protestuesit duhet të distancohen nga dhunuesit, përndryshe do të paguajnë financiarisht njësoj si ata.Dhunuesit duhet dhe do të marrin faturën ligjore e financiare të verbërisë së tyre.Unë dhe shumica qeverisëse jemi gati për dialog me këdo tjetër përveç dhunuesve dhe partive politike që nuk distancohen nga dhuna. Në çdo vend. Në çdo orë. Pa kushte"-shkruan Rama. 1 ORE ME PARE Protestat e dhunshme, Brukseli apel Shqipërisë: Palët të ulen në dialog, të respektohet sundimi i ligjit Mesazhi i Parlamentit Evropian është që situata të mos zgjidhet përmes përshkallëzimit, por përmes komunikimit dhe adresimit të shqetësimeve të ngritura nga protestuesit. Andreas Schieder dhe Marco Tarquinio Brukseli ka reaguar përmes një deklarate të përbashkët lidhur me përshkallëzimin e protestave në Tiranë, duke u bërë thirrje palëve të shmangin dhunën dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv për zgjidhjen e situatës.
Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë, Marco Tarquinio, dhe raportuesi i përhershëm për Shqipërinë, Andreas Schieder, kanë shprehur shqetësimin e tyre për zhvillimet e fundit, duke dënuar sulmet ndaj institucioneve publike dhe shkatërrimin e pronës publike e private.
Në deklaratën e publikuar më 19 tetor 2026, dy eurodeputetët u bëjnë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të distancohen nga aktet e dhunës, duke theksuar se përshkallëzimi nuk ndihmon në gjetjen e një zgjidhjeje demokratike.
Por shqetësimi i Brukselit nuk lidhet vetëm me dhunën gjatë protestave. Tarquinio dhe Schieder ngrenë gjithashtu pikëpyetje mbi raportimet për përdorim të tepruar të forcës policore ndaj protestuesve, duke kërkuar që autoritetet të veprojnë me përmbajtje dhe organet përgjegjëse të hetojnë çdo rast të mundshëm shkeljeje.
Sipas tyre, përgjegjësia për aktet e dhunës, përfshirë rastet e mundshme të përdorimit të tepruar të forcës nga policia, duhet të përcaktohet mbi bazën e hetimeve dhe përgjegjësisë individuale.Një tjetër pikë e rëndësishme e deklaratës lidhet me të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe për të shprehur lirshëm qëndrimet e tyre.
Dy eurodeputetët nënvizojnë se liria e tubimit dhe e shprehjes paqësore mbrohet nga Karta e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Mesazhi i Parlamentit Evropian është që situata të mos zgjidhet përmes përshkallëzimit, por përmes komunikimit dhe adresimit të shqetësimeve të ngritura nga protestuesit.
Në përfundim të deklaratës, Tarquinio dhe Schieder bëjnë thirrje për një dialog paqësor, konstruktiv dhe të sinqertë mes të gjitha palëve të interesuara, me synimin për të gjetur zgjidhje konkrete për ankesat e protestuesve.
Brukseli nënvizon se procesi duhet të zhvillohet në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe standardet evropiane, ndërsa respektimi i sundimit të ligjit mbetet një kriter themelor për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Deklaratë e Përbashkët nga Kryetari i D-AL dhe Raportuesi i Përhershëm për Shqipërinë:
Bruksel, 19 tetor 2026
Në emër të Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe si raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, shprehim shqetësimin tonë të thellë për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend, dhe në veçanti në Tiranë.
Ne dënojmë përshkallëzimin e dhunshëm të këtyre protestave, sulmet ndaj institucioneve publike dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të përmbahen nga çdo akt dhune, pasi ato nuk kontribuojnë në një zgjidhje dhe nuk kanë vend në demokraci.
Gjithashtu shprehim shqetësim serioz në lidhje me raportet për përdorim të tepruar të forcës policore kundër protestuesve. U bëjmë thirrje autoriteteve të përdorin përmbajtje. Gjithashtu u bëjmë thirrje organeve përkatëse të bëjnë çmos për të përcaktuar përgjegjësinë individuale për çdo akt dhune, përfshirë përdorimin e tepruar të forcës.
Ne nënvizojmë se e drejta e lirisë së tubimit dhe shprehjes paqësore gëzon mbrojtje si nga Karta e BE-së për të Drejtat Themelore ashtu edhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Protestuesit - në këtë rast, të rinjtë - kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre, veçanërisht për çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e tyre. Prandaj, ne i nxisim autoritetet të mbrojnë ushtrimin e lirisë së tubimit, duke përfshirë edhe protestën paqësore.
Ne bëjmë thirrje për një dialog paqësor, konstruktiv dhe të sinqertë midis të gjitha palëve të interesuara, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje kuptimplote për të adresuar çdo ankesë të shprehur nga protestuesit, në përputhje me ligjet shqiptare dhe standardet evropiane. Respekti për sundimin e ligjit mbetet kriteri kryesor dhe kushti i detyrueshëm për përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Marco TARQUINIO, eurodeputet
Kryetar, Delegacioni për marrëdhëniet me Shqipërinë
Andreas SCHIEDER, eurodeputet
Raportuesi i Përhershëm për Shqipërinë 1 ORE ME PARE Sot sërish revoltë, nis grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit Nis grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit Protestat e nisura nga studentët në Tiranë kanë hyrë në ditën e shtatë. Tubimi i radhës pritet të nisë në orën 12:00, ndërsa policia ka nisur shoqërimet që në orët e para të mëngjesit... Ka nisur grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku në orën 12:00 është paralajmëruar zhvillimi i tubimit të radhës, në ditën e shtatë të revoltës që nisi me studentët.
Protesta e sotme vjen pas gjashtë ditësh mobilizimi dhe përplasjesh, ndërsa pjesëmarrësit kanë nisur të mblidhen përpara orarit zyrtar të tubimit.
Ndërkohë, forcat e policisë kanë dalë në terren që në orët e para të mëngjesit dhe kanë nisur shoqërimin e disa personave, përpara fillimit të protestës.
Ende nuk ka një bilanc zyrtar për numrin e personave të shoqëruar dhe arsyet e ndërhyrjeve të policisë.
Protesta e sotme zhvillohet pas gjashtë ditësh tensioni dhe episodesh të dhunshme që kanë shoqëruar revoltën e nisur nga studentët. 2 ORE ME PARE QSUT përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta: 14 persona në spital, mes të plagosurve policë, qytetarë dhe një gazetare Foto ilustruese Katërmbëdhjetë persona vijojnë të qëndrojnë të shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, pas lëndimeve që kanë pësuar gjatë protestave të ditëve të fundit.
Qendra Spitalore Universitare e Tiranës ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen e tyre shëndetësore, duke konfirmuar se asnjëri prej pacientëve nuk ndodhet në rrezik për jetën.
Mes personave që po marrin trajtim mjekësor janë pesë punonjës të Policisë së Shtetit, katër qytetarë që kanë qenë kalimtarë, katër pjesëmarrës në protesta dhe një gazetare e lënduar gjatë zhvillimit të tubimeve.
Personeli mjekësor po i trajton pacientët në pavijone të ndryshme të Spitalit të Traumës, kryesisht në Ortopedi.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm një prej të lënduarve ka pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa asnjë pacient nuk po trajtohet në reanimacion.
QSUT konfirmon se gjendja shëndetësore e të 14 personave paraqitet e mirë, pavarësisht dëmtimeve që kanë marrë gjatë incidenteve dhe përplasjeve që kanë shoqëruar protestat. 2 ORE ME PARE Protesta përhapet në Rrugën e Kombit, nxënësit bllokojnë qarkullimin dhe djegin goma Bllokohet qarkullimi në Rrugën e Kombit Protestat janë shtrirë edhe në Rubik të Mirditës, ku një grup të rinjsh ka bllokuar Rrugën e Kombit. Nxënësit kanë bojkotuar mësimin dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta e nxënësve është përhapur edhe në Rrugën e Kombit, ku të rinjtë në Rubik kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve dhe kanë djegur goma në rrugë.
Një pjesë e nxënësve në Mirditë kanë bojkotuar procesin mësimor këtë të hënë, duke iu bashkuar protestave.
Në Rubik, protestuesit kanë dalë në Rrugën e Kombit, ku kanë ndërprerë lëvizjen e automjeteve dhe kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë.
Gjatë tubimit, të rinjtë kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa djegia e gomave ka shoqëruar bllokimin e aksit rrugor. 2 ORE ME PARE Përshkallëzohet protesta në Kurbin, i vihet flaka godinës së Bashkisë Përshkallëzohet protesta në Kurbin Protestat kundër qeverisë Rama janë shtrirë edhe në Kurbin, ku të rinjtë kanë dalë në rrugë duke kërkuar largimin e kryeministrit nga pushteti.
Situata është tensionuar pranë Bashkisë së Kurbinit, ku protestuesit i kanë vënë flakën godinës. Gjatë protestës, të rinjtë kanë brohoritur thirrjen “Rama në burg”, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë.
Protesta në Kurbin i bashkohet lëvizjes së të rinjve edhe në qytete të tjera të vendit, ku po zhvillohen tubime dhe bojkote të mësimit në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në Facebook, ku ka shtrirë dorën për dialog.
"Protestat janë një E DREJTË, ndërsa Dhuna është KRIM dhe kjo vijë e kuqe do të ndahet prerazi në këtë fazë kritike të zhvillimit tonë demokratik.
Qytetarët duhet të bëjnë durim, e të mos bien pre e presionit të manipulatorëve mediatikë dhe pasqyrave telefonike.
Protestuesit duhet të distancohen nga dhunuesit, përndryshe do të paguajnë financiarisht njësoj si ata.
Dhunuesit duhet dhe do të marrin faturën ligjore e financiare të verbërisë së tyre.
Unë dhe shumica qeverisëse jemi gati për dialog me këdo tjetër përveç dhunuesve dhe partive politike që nuk distancohen nga dhuna. Në çdo vend. Në çdo orë. Pa kushte", thotë Rama. 2 ORE ME PARE Nis me tensione protesta në Elbasan, nxënësit tentojnë të rrëzojnë derën e një shkolle Foto ilustruese Të rinjtë marshojnë drejt gjimnazeve të qytetit dhe u bëjnë thirrje nxënësve të tjerë t'i bashkohen protestës. Policia ndërhyn pranë gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi”. Një grup gjimnazistësh ka nisur marshimin në rrugët e Elbasanit, duke kërkuar mbështetjen e bashkëmoshatarëve nga shkollat e tjera të qytetit.
Gjatë marshimit, protestuesit janë ndalur përpara gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi”, ku u kanë bërë thirrje nxënësve që të dalin nga mësimi dhe t'i bashkohen tubimit.
Situata është tensionuar kur disa prej të rinjve kanë tentuar të rrëzojnë derën e shkollës. Efektivët e policisë kanë ndërhyrë dhe i kanë larguar protestuesit nga ambientet e gjimnazit.
Pas ndërhyrjes së policisë, grupi ka vazhduar lëvizjen nëpër qytet, duke u drejtuar drejt institucioneve të tjera të arsimit të mesëm për të zgjeruar pjesëmarrjen në protestë.
Deri në këtë fazë, nuk ka informacion mbi numrin e nxënësve që i janë bashkuar marshimit apo mbi ndonjë incident tjetër gjatë zhvillimit të tij. 2 ORE ME PARE Protesta në ditën e 7, reagon ministrja e Arsimit: Të gjitha shkollat hapur, prindërit të distancojnë fëmijët nga dhuna! Rama dhe Mirela Kumbaro Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka reaguar sërish dhe thotë se shkollat janë të gjitha të hapura për nxënësit.
Ajo u bëri thirrje prindërve të flasin me fëmijët e ti distancojnë nga aktet vandale, ndërsa studentëve të dialogojnë me të për çdo shqetësim që kanë.
“Punonjësit e Ministrisë së Arsimit nuk kanë ndaluar asnjë ditë punë, qoftë fizikisht, qoftë online për shkak se një pjesë e zyrave të janë të dëmtuara. Gjatë fundjavës kemi qenë në komunikim pa pushim me sistemin tonë arsimor që java të rifillojë në të gjitha shkollat, ku ju presin krahëhapur mësuesit, drejtuesit, oficerët e sigurisë, punonjësit socialë. Jemi të gjithë në krye të detyrës. Dua t’u shpreh mirënjohjen time më të thellë të gjithë mësuesve për gjithë përkushtimin e dhënë dhe kohën jo vetëm për fëmijët, por për komunikimin me prindërit.”, tha Kumbaro. Ministrja shprehu mirënjohjen për mësuesit, drejtuesit e shkollave, oficerët e sigurisë dhe punonjësit socialë, të cilët sipas saj kanë kontribuar që procesi mësimor të rifillojë në të gjitha shkollat.
Ministrja e Arsimit u është drejtuar gjithashtu edhe studentëve, duke i ftuar ata për dialog. “Studentë, kemi qenë në komunikim, edhe individualisht, gjatë gjithë këtij viti në këtë detyrë ku jam, dhe dua t’ju garantoj se dera e Ministrisë është e hapur, por edhe zemra e punonjësve të Ministrisë së Arsimit është e hapur. Gjërat bëhet me zemër dhe me dëshirë për të ecur përpara. Në çdo çast jam gati të ulemi bashkë dhe të përmirësojmë gjithçka që duhet bërë.”, u shpreh Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro. 2 ORE ME PARE Dita e 7-të e revoltës, Rama kërkon dialog: Jam gati në çdo vend, në çdo orë dhe pa kushte! Edi Rama Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar përgjegjësi ligjore dhe financiare për aktet e dhunës gjatë protestave, ndërsa ka përjashtuar nga dialogu dhunuesit dhe partitë politike që nuk distancohen prej tyre... Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat e dhunshme, ku paralajmëron se qeveria do të kërkojë përgjegjësi ligjore dhe financiare ndaj autorëve të dhunës.
Në të njëjtën kohë, Rama deklaron se është i gatshëm për dialog pa kushte, në çdo vend dhe në çdo orë, por përjashton nga kjo ofertë dhunuesit dhe partitë politike që nuk distancohen nga dhuna.
Rama shprehet se edhe protestuesit që nuk distancohen nga aktet e dhunës do të paguajnë financiarisht njësoj si autorët. "Protestat janë një e drejtë, ndërsa dhuna është krim dhe kjo vijë e kuqe do të ndahet prerazi në këtë fazë kritike të zhvillimit tonë demokratik.Qytetarët duhet të bëjnë durim, e të mos bien pre e presionit të manipulatorëve mediatikë dhe pasqyrave telefonike.Protestuesit duhet të distancohen nga dhunuesit, përndryshe do të paguajnë financiarisht njësoj si ata.Dhunuesit duhet dhe do të marrin faturën ligjore e financiare të verbërisë së tyre.Unë dhe shumica qeverisëse jemi gati për dialog me këdo tjetër përveç dhunuesve dhe partive politike që nuk distancohen nga dhuna. Në çdo vend. Në çdo orë. Pa kushte"-shkruan Rama. Ne perditesim.... 2 ORE ME PARE Revolta shqiptare: Tre skenarët e mundshëm dhe pse faktori ndërkombëtar është vendimtar Pas 140 ditësh protestash paqësore, zemërimi i të rinjve shqiptarë shpërtheu në përplasje të dhunshme me policinë. Përballë pakënaqësisë në rritje, Edi Rama refuzon të japë dorëheqjen, ndërsa kriza politike po hyn në një fazë të paparashikueshme. Nga dorëheqja e kryeministrit te përshkallëzimi i dhunës apo vazhdimi i krizës pa një zgjidhje të qartë, Shqipëria përballet me tri rrugë të vështira, ndërsa qëndrimi i Bashkimit Evropian do të jetë vendimtar. 140 ditë. Për kaq kohë, protestuesit paqësorë dolën në rrugët e Tiranës për të shprehur pakënaqësinë ndaj 13 viteve të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Shkëndija që ndezi protestat, ishte marrëveshja jotransparente me Jared Kushnerin dhe të tjerë për ndërtimin e resorteve luksoze në një zonë bregdetare të mbrojtur.
Por lënda djegëse ishte grumbulluar prej vitesh: katër mandate qeverisjeje me arrogancë, nepotizëm dhe korrupsion, që kanë pasuruar një rreth të ngushtë njerëzish të pushtetshëm, ndërsa pjesa tjetër e shoqërisë ka mbetur pas.
Javën e kaluar, me nisjen e vitit të ri akademik, në rrugë dolën edhe studentët. Zemërimi i tyre për universitetet e rrënuara dhe koston gjithnjë e më të lartë të jetesës i hodhi benzinë zjarrit të protestave. Protestuesit mësynë ministri dhe institucione qeveritare, thyen tabela dhe dogjën dyqane.
Policia u përgjigj me shkopinj gome, gaz lotsjellës dhe topa uji. Qindra persona janë ndaluar.
Zemërim dhe zhgënjim
Është e lehtë t’i përshkruash këto ngjarje si përplasje, protesta të dhunshme dhe shpërthime të të rinjve. Në njëfarë kuptimi, ky përshkrim është i vërtetë. Por më e saktë është të thuhet se kemi të bëjmë me të rinj të zemëruar dhe qytetarë të tjerë, të cilët janë lodhur dhe ndihen të fyer sepse zëri i tyre nuk dëgjohet.
“Si duhet të protestoj që fjalët e mia të dëgjohen?”, pyeti një e re në një emision televiziv me shtrirje kombëtare, duke përmbledhur gjendjen shpirtërore të shumë protestuesve. “Njerëzit janë lodhur duke u tallur dhe duke u përbuzur nga ata që janë në pushtet”, i tha një tjetër protestues i ri BBC-së.
Rama flet për të drejtën e tubimit të lirë dhe e paraqet Shqipërinë si një vend që po ecën me hapa të shpejtë drejt Bashkimit Evropian. Por fjalët dhe veprimet e tij gjatë 140 ditëve të protestave, tregojnë një realitet shumë më të zymtë.
Ai i ka etiketuar protestuesit paqësorë si pro-grekë, pro-serbë, pro-rusë dhe pro-iranianë. Ka fajësuar forcat e huaja për një luftë hibride. Në një kthesë ironike për një politikan që e ka zotëruar mjeshtërisht komunikimin në rrjetet sociale, ai ka fajësuar edhe algoritmet, që sipas tij, ushqejnë manipulimin dhe urrejtjen.
Ajo që nuk ka bërë Rama, është të dëgjojë qytetarët. Në fakt, ai ka treguar vazhdimisht përçmim për njerëzit që drejton. Kjo shpjegon këmbënguljen e tij që qytetet shqiptare të ridizenjohen nga arkitektë të famshëm ndërkombëtarë, duke lënë mënjanë profesionistët shqiptarë.
Edhe ekspozitat e tij artistike zhvillohen jo në Tiranë, por në Paris, Londër dhe Berlin. Kur një gazetar i Financial Times e pyeti për kritikët e tij, vetëm pak javë pas nisjes së protestave paqësore, Rama u përgjigj: “U them: Shkofshi në Djall!.
Tashmë, dhuna ka shpërthyer dhe do të jetë e vështirë të vihet nën kontroll, sidomos kur policia i përplas protestuesit përtokë dhe i godet me shkopinj gome. Përdorimi i forcës së tepruar bie ndesh me standardet e Bashkimit Evropian.
Përpara Shqipërisë shfaqen tri rrugë të mundshme, të gjitha të vështira. Vendi është qeverisur për një kohë të gjatë nga një njeri i vetëm, i mbështetur nga qeveritë amerikane dhe evropiane, të cilat kanë parapëlqyer stabilitetin e një pushteti autoritar përkundrejt respektimit të normave demokratike.
Rruga e parë është lëshimi. Rama jep dorëheqjen ose shpall zgjedhje të reja. Kjo mund të qetësojë turmat, por lë të hapur pyetjen se kush do ta drejtojë vendin më pas. Opozita, e udhëhequr nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është thellësisht e diskredituar dhe është bërë vetë shënjestër e zemërimit të protestuesve.
Deri tani, Rama ka refuzuar të japë dorëheqjen, duke pretenduar se është i vetmi që mund ta çojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian.
Tre skenarët që e presin Shqipërinë
Rruga e dytë është përshkallëzimi. Oligarkët dhe drejtuesit e krimit të organizuar, me të cilët Rama akuzohet se ka lidhje, mund t’i kërkojnë të ndërmarrë një goditje të ashpër për të mbrojtur interesat dhe pasuritë e tyre.
Një tjetër mundësi, është që vetë kryeministri t’u drejtohet me një apel urgjent: pasuritë tuaja janë në rrezik dhe duhet të qëndrojmë së bashku. Shumat e parave që janë në lojë, shumë më të mëdha se ato të përfshira në skemat piramidale që u shembën dhe shkaktuan kaos në vitin 1997, e shtojnë rrezikun e këtij skenari.
Rruga e tretë është zvarritja e krizës, pa një zgjidhje të qartë, përmes një përzierjeje lëshimesh dhe force. Kjo mund të përfshijë ndryshime në qeveri, më shumë fonde për arsimin, arrestime dhe akuza për ndërhyrje të huaja përmes një lufte hibride.
Roli vendimtar i faktorëve të jashtëm
Siç ndodh shpesh në Shqipëri, fuqitë e jashtme mund të luajnë një rol vendimtar. Shtetet e Bashkuara, janë tërhequr kryesisht drejt një politike presidenciale të përqendruar te përfitimet personale. Por a do të vazhdojnë qeveritë evropiane dhe Bashkimi Evropian ta mbështesin njeriun e tyre në Tiranë?
Vetëm dy javë përpara shpërthimit të protestave të dhunshme, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizitoi Shqipërinë dhe vlerësoi “përparimin e jashtëzakonshëm” të vendit.
Një student që foli për BBC-në e përmblodhi qartë këtë kontradiktë: “Rama ka qenë i gatshëm të luajë rolin e djaloshit që ia mban topin Bashkimit Evropian për t’i shërbyer objektivave të tij gjeopolitikë, ndërsa BE-ja ka qenë e gatshme t’i japë legjitimitet qeverisjes së tij, ndonëse ai është një udhëheqës autokrat, i padallueshëm nga dikush si Vuçiç në Serbi”.
Nëse Brukseli vazhdon të mbështesë pa rezerva një njeri të vetëm, në vend që të mbështesë institucionet demokratike, studentët shqiptarë do të vazhdojnë të ngrenë gurët. Shënim: Fred Abrahams, është autor i librit “Modern Albania: From Dictatorship to Democracy” (Shqipëria moderne: Nga diktatura në demokraci). Ai është bashkëdrejtor i Qendrës Aryeh Neier për Drejtësi në Berlin. 3 ORE ME PARE Dita e 7 e protestës në Tiranë, protestuesit grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’; bojkotohet mësimi edhe në rrethe Ndërkohë mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama tha është i gatshëm për dialog në çdo kohë dhe me këdo, përveç forcave politike që, sipas tij, qëndrojnë pas dhunës. Tiranë, 19 Tetor 2026 Në Tiranë ka nisur protesta që shënon sot ditën e 7, me kërkesë kryesore dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit kanë nisur të grumbullohen në sheshin Skënderbej.
Ndërkohë, në qytetet e tjera, Lezhë, Vlorë, Elbasan, Shkodër një pjesë e gjimnazistëve dhe studentëve kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur marshimin nëpër rrugët e qytetit. Marshimi në Lezhë Sipas raportimeve, universitetet në Shkodër nuk e kanë bojkotuar mësimin këtë të hënë, ndërsa të rinjtë që po marshojnë janë gjimnazistë. Shkodër Në Vlorë, mësimi vijon normalisht në orët e para të mëngjesit, pavarësisht numrit të ulët të studentëve në auditore.Një pjesë e tyre janë futur në mësim, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur t’i bashkohen bojkotit.Pas orës 11:00 pritet të ketë një grumbullim të studentëve pranë rektoratit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ata do të organizohen për të vijuar protestën.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama tha është i gatshëm për dialog në çdo kohë dhe me këdo, përveç forcave politike që, sipas tij, qëndrojnë pas dhunës.
"Dialog në çdo orë, në çdo ditë, në çdo vend, me këdo, përveç forcave politike që janë mbrapa dhunës dhe që nuk distancohen nga dhuna. Përveç atyre që gjuajnë me gurë policinë, përveç atyre që duartrokasin kur digjet një polic. Kushdo tjetër është i mirëseardhur, ose te kushdo tjetër jam gati të shkoj dhe të dëgjoj dhe të kuptoj se si dhe ku gjendet kjo zgjidhje. Por, zgjidhje politike me ndryshime artificiale të lidershipit, me ndryshime artificiale të rrugës së këtij vendi, me përzierje të njomit me të thatin, gjoja në emër të qetësisë, në emër të dashurisë, në emër të paqes, nuk ka”, tha Rama. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen LIVE UPDATES Tirana në kolaps/ Tym e flakë kudo, përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë 18 Tetor 2026, 19:3519:35LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Dita e gjashtë e revoltës kundër Ramës, Tirana mes gazit, molotovëve dhe përplasjeve me policinë 18 Tetor 2026, 17:1217:12LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Tirana sërish në kaos, policia në ndjekje të protestuesve; përplasje nëpër rrugët e kryeqytetit 18 Tetor 2026, 15:3615:36LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Molotovë, gaz, ujë dhe gurë, kaos total para Kryeministrisë 17 Tetor 2026, 16:2516:25LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Tirana kthehet në arenë përplasjesh; nga molotovët te gazi lotsjellës, kryeqyteti në kaos 17 Tetor 2026, 13:5113:51LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Revolta e studentëve në ditën e 5-të, Shqipëria në këmbë kundër Ramës 17 Tetor 2026, 11:5011:50LIVE UPDATES

