Pas katër netësh me muzikë, balet dhe kulturë, MIK Festival uli siparin në Korçë me një mbrëmje kushtuar serenatës korçare. Themeluesja e festivalit, sopranoja Inva Mula, tha se çdo rikthim në Korçë është një emocion i veçantë, por edhe një sfidë për të sjellë risi për publikun. LEXO edhe...‘Arratisja’ e verës mes maleve e liqeneve, Kolonja i shtohet listës së destinacioneve turistike “Ide shumë e bukur, nis me një Jazz, vazhdon me një mbrëmje në një sallon kinamtografie, vazhdon me një gala të baletit botëror”, thotë Inva Mula. Artistët vlerësuan rikthimin e serenatës në qendër të vëmendjes. “Jam e lumtur që ndodhen këtu, Korça ka pasur senaranta kaq të bukura. I kemi kënduar në familje”, tha këngëtarja Zhani Suljoti. “Jam rritur me serenatat korçare në familjen time dhe jam shumë e lmutur që jam brezi i parë që risjell serenatat e vjetra”, tha këngëtarja Erika Hameti. Pjesë e koncertit ishte edhe Roberta Panariti, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara. Ajo theksoi se serenata vazhdon të këndohet edhe mes komunitetit shqiptar në emigracion. “Kur rikthehem në korcë më kujtohen këto këngë q ëi kemi kënduar kur kemi qenë të reja. Na bashkon në cdo gëzim familjar, e këndojnë jo vetëm korçarët por edhe të tjerët”, tha Panariti. Me një program që bashkoi artistë shqiptarë dhe të huaj, MIK Festival e ktheu për të 9-tin vit Korçën në një qendër të rëndësishme të jetës kulturore. SI.E./ReportTv.al Erika Hameti Zhani Suljoti Mik Festival serenata korcare Korce Inva Mula Komento Komente Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 78.2% Jo! 18.8% Disi! 3% Vota total: 4117 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?

