Lajme Zone
MESAZHI URGJENT/ Skandalet e Vlorës me Gysin, Rama në mbrojtje: Masë ekstreme
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

MESAZHI URGJENT/ Skandalet e Vlorës me Gysin, Rama në mbrojtje: Masë ekstreme

Kryeministri Edi Rama sapo është kthyer nga SHBA-të në fjalën e tij nga Rinasi nuk ka marrë përgjegjësi për skandalin tek SHISH mes kreut të institucionit Vlora Hyseni dhe Ergys Agasit. Rama u shpreh se masa e SPAK ishte ekstreme.

Kryeministri Edi Rama sapo është kthyer nga SHBA-të në fjalën e tij nga Rinasi nuk ka marrë përgjegjësi për skandalin tek SHISH mes kreut të institucionit Vlora Hyseni dhe Ergys Agasit. Rama u shpreh se masa e SPAK ishte ekstreme.

MESAZHI I PLOTË URGJENT I RAMËS:

Sapo jam kthyer nga New York ku siç e dini përfaqësova Shqipërinë në OKB. Vendosa të drejtohem menjëherë nga aeroporti ‘Nënë Tereza’. Zhvillimet e fundit, pas vendosjes së masës të arrestit shtëpie për ish-drejtuesen e SHISH, kërkojnë adresim të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë. Ishte pa diskutim një masë ekstreme po të mbajmë parasysh se bëhet fjalë për ekspozimin e një institucioni shumë kyç. Unë s’kam të drejtën të ndërhyj në përmbajtjen e dosjes dhe çfarë e ka çuar gjykatën ta bëjë. S’e kam bërë më parë dhe as nuk do ta bëj. Çdo dyshim duhet të hetohet deri në fund. Çdo akuzë duhet të rrëzohet ose të provohet përmes një procesi të paanshëm.

Çdo masë kufizimi e lirisë nga organi i akuzës, për cilindo qoftë që s’ka imunitet parlamentar, kundërshtohet vetëm në gjykatë dhe jo me opinion e krye as në foltoren e Kryeministrit. Respekti për pavarësinë e drejtësisë nuk do të thotë heshtje edhe kur një shqetësim parimor shfaqet gjatë veprimtarisë së organeve të saj. Në këtë rast, përveç dhe përtej çështjes penale individuale, ka një fakt tjetër parimor, shtetëror, që nuk mund të anashkalohet sikur s’ka ndodhur. Gjatë marrjes së masës dhe administrimit gjyqësor të dosjes, një institucion me ndjeshmëri të veçantë u ekspozua ndaj potencialit të një dëmi të madh, që mund dhe duhej të ishte parandaluar plotësisht.

Të dhënat e dosjes hetimore vërshonin nëpër kanale sociale, para se gjykata të urdhëronte kufizimin e publikimit të tyre. Nuk është hera e parë në historinë e botës që shefi i një shërbimi sekret merret i padehrur, por e para që institucioni i shërbimit sekret bëhet target kombëtar dhe ndërkombëtar thashethemesh mediatike për shkak të mosmarrjes së atyre masave që shtetet marrin. Hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit janë detyrë ekskluzive e drejtësisë. Mbrojtja e SHISH dhe jo vetëm, nga çdo dëm i panevojshëm kolateral, është detyrë e gjithë shtetit. Ndarja e pushteteve nuk mund të shfaqet si ndarje nga mbikëqyrja shtetërore. Ka ardhur koha ta trajtojmë bashkërisht dhe seriozisht. Besoj se Këshilli i Sigurisë i thirrur nesër është vendi i duhur për të reflektuar mbi përgjegjësitë institucionale.

Orvatjet për ta shpjeguar emrërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH-it me lloj-lloj fantazish konspirative s’kanë lidhje me të vërtetën. E vërteta është e thjeshtë. Ka nisur të punojë pranë meje në rolin e këshilltares. Pas një periudhe jo të shkurtër në atë rol, si edhe bazuar në referenca të shkëlqyera të marra nga shërbime partnere, ajo është emëruar drejtuese e SHISH-it. As nuk vihet sot në diskutim se ish-drejtuesja e SHISH-it ka hapur një llogari të vështirë me drejtësinë, veçse ka hyrë në një borxh të madh moral në këtë vend. Por, po ashtu, as nuk diskutohet që ky vend nuk bëhet kurrsesi më i drejtë kur njerëzit e sotëm nën hetim nga prokuroria linçohen në tezgat mediatike, as kjo shoqëri nuk bëhet kurrsesi më e mirë kur i fryn zjarrit të atyre turrave. Askush nuk mund të pretendojë që sekretin hetimor ta ruajnë mediat.

Problemi nuk nis te zëdhënësit informalë të oborrit të drejtësisë nëpër ekrane. Ata përdoren nga prokurorët dhe gjykatësit për t’i shpallur njerëzit fajtorë pa nisur gjyqi, njësoj si në një diktaturë, ku pasi mbarojnë punë mjetet e propagandës, gjyqi mbetet formalitet. Ky problem, që nis te paligjshmëria e ligjëruar brenda oborrit të drejtësisë, ku sekreti hetimor shpërdorohet për të linçuar, nuk mund të anashkalohet. Si mund të them prapë e prapë se ‘mi hëngrën dardhat pas shpine’? Sipas kësaj, kryefajtori i çdo rasti jam unë. Unë që e desha reformën në drejtësi, kur askush nuk e besonte. Që e udhëhoqa kur askush nuk e donte dhe që e mbroj si asnjë tjetër. Një kryeministër nuk gjykohet dot me pretendimin absurd që asnjë njeri i lidhur me të nuk do ta shkelë kurrë ligjin, se përndryshe shkelësi është ai vetë.

Kryeministri dhe qeveria gjykohen nga qëndrimi që mbajnë kur hapet llogari me drejtësinë për dikë mes tyre apo pranë tyre. A e justifikojnë, a e mbrojnë, a i kundërvihen drejtësisë, apo e lënë drejtësinë të bëjë punën e saj?Kush ka përfituar të drejta kushtetuese të zhvillimit të pronës apo mundësi të ligjshme investimi, e di shumë mirë çfarë flas, e di shumë mirë çfarë them kur them se pushteti im nuk është përdorur për të dhënë favore të errëta. Sot në Kryeministri ka një muze të dhuratave. Atyre pisanjosëve me kostum parlamentar, të cilët kanë nxjerrë edhe një orë super të shtrenjtë që paskam marrë dhuratë nga krimi i organizuar, u them se në atë muze ka një duzinë orësh të shtrenjta dhe super të shtrenjta, të cilat më janë dhuruar mua nga miq të fuqishëm apo vizitorë të huaj.

Ndryshe nga paraardhësi im, që i ka përlarë të tëra bashkë, unë i kam regjistruar të gjitha dhuratat për Kryeministrin si prona të shtetit shqiptar. Sepse çfarë vjen për mua si Kryeministër dhe çfarë më takon ta kem si Kryeministër, nuk vjen për ta çuar në shtëpinë time.Unë premtova Rilindjen dhe një qeverisje ku askush nuk do të shkelte në dërrasë të kalbur dhe as një administratë shembullore. Unë u zotova për çlirimin e drejtësisë dhe fundin e pandëshkueshmërisë për njerëzit e pushtetshëm. Ky është ndryshimi historik që po ndodh. Pyetja me vend s’është si ka mundësi të mos e dijë kryeministri kur vartësi shkel ligjin, por si mund ta dijë? Kryeministri nuk e ka të mundur të parashikojë sjelljen e një individi, as të lejuar të përgjojë bashkëpunëtorët dhe as e ka të mundur të lexojë mendjen e dikujt kur ajo kurdiset për të punuar së prapthi. Prandaj demokracitë kanë organe drejtësie, prandaj e kam kërkuar reformën në drejtësi dhe e mbështes drejtësinë e re, përtej lajthitjeve.

Koha kur në këtë vend drejtësia ishte një derë e mbyllur sa herë trokiste e drejta dhe e hapur kur e keqja donte të ulej këmbëkryq për Pazar, nuk vjen më. Nuk kthehet më koha kur pushteti politik dhe pandëshkueshmëria ishin e njëjta gjë. Ka ikur ajo kohë sepse unë dhe PS i hymë detit me këmbë dhe morëm përsipër reformën më të thellë dhe të dhimbshme, aktin e dorëzimit të shpatës së drejtësisë nga duart e pushtetit politik në duart e drejtësisë të çliruar dhe të pavarësuar. E bëra unë, jo se isha naiv, as se nuk e dija që do të kërkonte koka, por sepse ishte imja, jona barra e asaj sakrifice të madhe politike. Sot, për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar është vetë sistemi që po shfaq aftësi vetëpastrimi që s’i ka pasur kurrë. Kjo është arritje e madhe, autopsinë e së cilës nuk e negocioj me askënd. Pavarësia e drejtësisë nuk ra nga qielli, nuk e solli as koha, as SHBA dhe as Europa. Ata ndihmuan, por pa ne do të kishin bërë një Noc Rrok. Nuk e solli pavarësinë e drejtësisë sorrat e korbat që bërtasin “korrupsion” dhe shikojnë SPAK-un si armë kundër meje, që i kam mundur dhe i mund në çdo zgjedhje sa herë u bie mendja se më zunë ngushtë dhe më bënë gropën. Nuk është mundja e tyre ajo që më prish gjumin dhe as fryrja e pulëkakarisja e tyre. Kjo lidhet me çfarë po ndodh, me korrupsionin dhe drejtësinë

Për emrin, për Shqipërinë, e dua me kokën lart, me flamurin sa më lart, të barabartë, në tryezat më të larta, në BE brenda kësaj dekade me drejtësi të pavarur prej meje. Prandaj sot, më kanë ndaluer në këtë sallë tema e drejtësisë dhe kuyr kundërshtarët e mi, që nga të përdalët e rrugëve opozitare te dështak zemërakët kujtojnë se kanë shpikur bombën që do hedhë Edi Ramën. Le ta hedhin atë bombë mëngjes drekë dhe darkë. Ta shpërthejnë orë e çast në pasqyrat sociale a thua se përsëritja e një fjale të ndyrë do zhbëjë pastërtinë e luftës sime të gjithanshme që duan s’duan i riktheu këtij vendi kryeqytretin e varrosur në plehra dhe po transformon Shqipërinë dhe ngre vendin drejt një maje ku ska qenë kurrë. Në asnjë vend të mbytur me korrupsion nuk ka luftë frontale kundër korrupsionit. Në asnjë vend të mbytur prokuroria nuk heton vetë pushtetin por i mbron ata. Në asnjë vend drejtësia nuk prek ministra, drejtorë, kryetarë bashkish por vetëm rri dhe pret urdhërin e pushtetit për të goditur kundërshtarët. Vendin e mbytur në korrupsion e kemi jetuar të gjithë ku kryetari i opozitës burgosej me urdhër nga lart, ku protestuesit vriteshin me plumba të paguar nga taksapaguesit, ku fletëthirrjet e prokurorisë për vrasjet shtetërore në mes të bulevardit bëheshin letra hixhenike në zyrën e kryeministri t që denigronte prokuroren si lavire bulevardi., ku drejtori i taksave qëndronte në krye të detyrës nga arresti shtëpiak e 26 të pafajshëm të vrarë në shërpthimin e një projekti korruptiv të ministrisë së mbrojtjes u trajtuan si viktima të fatkeqësisë natyre. Ata 4 të vrarë në bulevard nuk kanë marrë drejtësi.

E di që me paratë e fabrikës së vdekjes në Gërdec u financua ngritja e një lavatriçeje mediatike, që kurdis sot bombat çudibërëse antiqeveri. E di që një tjetër TV, ‘korrupsion, na mbyti korrupsioni’, i ushqyer nga paratë e evazionit, ka marrë peng një prokurori të tërë.

Korrupsioni sot po përballet me një tjetër sistem, ku po zhvillohen organe që hetojnë dhe në liri dhe pavarësi të plotë. Deri dje korrupsion ishte sistemi, sot sistemi po lufton korrupsionin, ky është ndryshimi epokal. Vetëpastrimi i sistemit është zhvillim i shumëpritur organizimin e shtetit, pas një agonie të gjatë sa historia e shtetit shqiptar.

Pas një agonie të gjatë sa historia e shtetit shqiptar, organizmi i shtetit po fiton imunitet nga sëmundjet e vjetra dhe, kur kjo fazë e zhurmshme, e pistë dhe e dhimbshme të ketë kaluar, kur emrat, sekretet, jargët, shkrofëtimat dhe piskamat e tezgave mediatike të jenë fashitur, kur tymi i pasqyrave dixhitale të jetë shpërndarë dhe pluhurat e kantierit të Reformës në Drejtësi të jenë tretur, atëherë të gjithë do ta shohin se këto zhvillime janë pjesë jetike e ndryshimit rrënjësor pa kthim ku po ecën sot Shqipëria.

Sot unë jam kthyer në Shqipëri, por Shqipëria nuk kthehet pas.

Askush dhe asgjë nuk do ta ndalë, nuk do të na ndalë, nuk do të më ndalë =