Një moment i veçantë është kapur në kamera me Cristiano Ronaldon, teksa dy vajza të vogla tentuan t’i afroheshin yllit portugez për një foto.
Në momentin që vajzat iu afruan, security u përpoq t’i ndalonte, por Ronaldo reagoi menjëherë dhe nuk lejoi që ato të largoheshin pa realizuar dëshirën e tyre.
Futbollisti u ndal, i lejoi vajzat të afroheshin dhe pozoi me to për foto, duke i dhuruar dy të voglave një moment që me siguri nuk do ta harrojnë.
Një veprim i thjeshtë, por që tregon se për një fëmijë, disa sekonda nga idhulli i tij mund të vlejnë më shumë se çdo gjë tjetër.
Nuk kushton asgjë për ta bërë një fëmijë të lumtur... dhe Cristiano këtë herë e bëri.

