Pasi mbrojti skandalet e kreut të SHISH me kreun e grupit të strukturuar kriminal Ergys Agasi, cilësuar kështu në hetimet e SPAK, Rama e mbylli fjalën e tij me një mesazh të fortë për qytetarët.
"Sot unë jam kthyer në Shqipëri, por Shqipëria nuk kthehet pas. Askush dhe asgjë nuk do ta ndalë, nuk do të na ndalë, nuk do të më ndalë", tha ai.
Pra, pavarësisht skandaleve, hetimeve, kritikave dhe zhurmës politike, Rama e sheh veten dhe qeverisjen e tij në një rrugë që nuk ndalet.
