Lajme Zone
Rama mesazh shqiptarëve, reagon Bardhi: Çfarë po fsheh? Shqipëria ka nevojë për përgjigje, jo monologje politike
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rama mesazh shqiptarëve, reagon Bardhi: Çfarë po fsheh? Shqipëria ka nevojë për përgjigje, jo monologje politike

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, reagoi menjëherë pas adresimit të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po shmang përballjen dhe po fshihet pas monologjeve politike. "Edi Rama po i shmanget llogaridhënies dhe po fshihet pas komunikimeve të kontrolluara, duke përjashtuar gazetarët nga përballja e drejtpërdrejtë dhe nga e drejta për t’i bërë pyetjet që publiku kërkon përgjigj

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, reagoi menjëherë pas adresimit të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po shmang përballjen dhe po fshihet pas monologjeve politike. "Edi Rama po i shmanget llogaridhënies dhe po fshihet pas komunikimeve të kontrolluara, duke përjashtuar gazetarët nga përballja e drejtpërdrejtë dhe nga e drejta për t’i bërë pyetjet që publiku kërkon përgjigje. Një kryeministër që nuk përballet me gazetarët, që shmang pyetjet dhe që zgjedh të flasë vetëm kur kontrollon vetë kamerën dhe mesazhin, nuk po komunikon me qytetarët, po i shmanget përgjegjësisë përpara tyre. Përballë akuzave të rënda për lidhje mes pushtetit, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit, Shqipëria nuk ka nevojë për video të vetëregjistruara me kameraman Taulant Ballën dhe monologje politike. Ka nevojë për përgjigje, transparencë dhe llogaridhënie. Kur pushteti i shmanget pyetjeve, shmanget edhe përgjegjësisë. Kur një kryeministër fshihet nga përballja, qytetarët kanë të drejtë të pyesin: çfarë po përpiqet të fshehë? Llogaridhënia nuk negociohet. Përgjegjësia nuk shmanget. Dhe askush nuk është mbi pyetjet e publikut" LEXO edhe...Rama: Nuk vjen më koha kur e keqja ulej këmbëkryq! Suksesin e reformës në drejtësi s’e negocioj me askënd, sistemi po shfaq aftësi vetëpastrimi U.D/ReportTv.al vlora hyseni edi rama gazment bardhi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.7% Jo 38.8% Disi 6.5% Vota total: 1363 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?