Banka e Shqipërisë njofton qytetarët se po qarkullojnë mesazhe mashtruese (phishing) që përdorin emrin e saj.
Në këto mesazhe pretendohet se llogaria bankare e marrësit është pezulluar dhe i kërkohet të klikojë në një lidhje për të përditësuar të dhënat.
Këto mesazhe janë të rreme. Ato synojnë të përvetësojnë të dhëna personale dhe bankare duke përdorur emrin e Bankës së Shqipërisë.
Nëse merrni një mesazh të tillë:
Mos klikoni në lidhjen e përfshirë në mesazh dhe mos iu përgjigjni atij.
Mos jepni të dhëna personale, të dhëna të kartës bankare, fjalëkalime, PIN ose kode njëpërdorimëshe.
Nëse keni dhënë të dhëna ose vini re veprime të paautorizuara në llogarinë tuaj, kontaktoni menjëherë bankën tuaj përmes kanaleve të saj zyrtare.
Raportoni çdo mesazh të tillë pranë organeve kompetente./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

