Lajme Zone
Mes Italisë dhe Gjermanisë, Tresoldi, 22-vjeçari i cili realizoi ‘tripletë’ ndaj Interit: Për mua ishte derbi, jam tifoz i Milanit
SportReport TV

Mes Italisë dhe Gjermanisë, Tresoldi, 22-vjeçari i cili realizoi ‘tripletë’ ndaj Interit: Për mua ishte derbi, jam tifoz i Milanit

Një tregolësh i denjë për derbi në San Siro për Nicolo Tresoldi-n. I riu i talentuar realizoi 3 herë në mënyrë mbreslënëse në Inter-Club Brugge edhe pse futbollisti i lindur në 2004 ende nuk ka vendosur se kë komb do të përfaqësojë: Italinë apo Gjermaninë. Ndërkohë vetë Tresoldi ka zbuluar se është tifoz i zjarrtë i Milanit. Ai kurrë nuk ka hequr dorë nga besnikëria e tij për ngjyrat kuqezi. Këtë

Një tregolësh i denjë për derbi në San Siro për Nicolo Tresoldi-n. I riu i talentuar realizoi 3 herë në mënyrë mbreslënëse në Inter-Club Brugge edhe pse futbollisti i lindur në 2004 ende nuk ka vendosur se kë komb do të përfaqësojë: Italinë apo Gjermaninë. Ndërkohë vetë Tresoldi ka zbuluar se është tifoz i zjarrtë i Milanit. Ai kurrë nuk ka hequr dorë nga besnikëria e tij për ngjyrat kuqezi. Këtë e tregoi edhe në intervistën e tij para ndeshjes me Sky Sport: LEXO edhe...Champions League/ Barcelona përmbys turqit me goleadë, Brugge 'nokaut' Interit në shtëpi! Norvegjezët ndalin Bayern-in "Për mua, është një derbi. Gjithmonë ka qenë ëndrra ime të luaj në San Siro. Të luaj kundër Interit është edhe më mirë për mua si tifoz i Milanit. Është një ëndërr. Shpresoj t'i shijoj këto 90 minuta dhe të argëtohem sa më shumë të jetë e mundur." Në mëngjes, ishte babai i tij Emanuele, një ish-mbrojtës i Atalantës, i cili shpjegoi lidhjen e djalit të tij me kuqezinjtë: "A do të luajë ndonjëherë në Serie A? Ndoshta po. Ëndrra e tij është të veshë fanellën e Milanit. Nëse Interi do ta kërkonte? Nuk jam aspak i sigurt nëse ai do ta pranonte. Shpirti i tifozit mund të mbizotëronte." Pas ndeshjes, Tresoldi foli për Sky Sport: "Mora shumë mesazhe nga tifozët e AC Milan para ndeshjes. Jam i lumtur për Club Brugge dhe për futbollin belg. Për mua ishte vërtet si një derbi. Po luanim kundër ekipit më të fortë në Itali dhe një prej më të fortëve në botë. Ekipi kombëtar? Ka shumë fjalë, dhe madje thuhen disa gjëra që nuk janë të vërteta. Fola me Klopp dhe Mancini-n si dhe federatat dhe u thashë atyre se si e shoh unë. Kam lindur dhe jam rritur në Itali, kështu që do ta shohim. Jam i lumtur me rrugën që kam ndjekur me ekipin e Gjermanisë nën-21 vjeç. Kemi një Kampionat Evropian që duam ta fitojmë dhe ky është një qëllim i imi. Pastaj do ta shohim." Ne.k./ReportTv.al champions league club brugge Inter nicolo tresoldi Komento Komente Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 20.9% Jo 76.2% Disi 3% Vota total: 1247 Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?