Lajme Zone
KulturëReport TV

Llokume me shegë nga zonja Mirela


Në këtë hapësirë të faqes tonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të ideuara nga Mirela Andoni. Këto receta Zonja Mirela i gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli nga ora 09:00 – 10:00.

Llokume me shegë Përbërësit: LEXO edhe...Tavë me patate dhe spinaq nga zonja Mirela 2 gota lëng shege1 gotë sheqer1 filxhan çaji niseshteFistëkë ose arraArrë kokosiPërgatitja: Përziejmë lëngun e shegës, sheqerin dhe niseshtenë mirë në një tenxhere para se ta vendosim mbi pianurën e gatimit. E gatuajmë në temperaturë mesatare, duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë valë. Sapo të fillojë të ziejë, ulim zjarrin dhe vazhdojmë gatimin edhe për 10-15 minuta të tjera, duke e përzier pa ndërprerje. E heqim nga zjarri dhe shtojmë fistëkët ose arrat e grira. E hedhim masën në një enë të spërkatur me kokos dhe e lëmë të ftohet. Pasi të jetë ftohur, e vendosim në frigorifer gjatë gjithë natës. Të nesërmen, e presim në feta dhe e shërbejmë. MC/ReportTv.al mirela andoni llokume me shege receta te shpejta llokume artizane receta embelsirash shije Komento Komente Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 20.9% Jo 76.4% Disi 2.7% Vota total: 1362 Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?