Lajme Zone
Protesta e dhunshme, 6 të lënduar ende në spital! 19-vjeçari që theu këmbën në operim, edhe një 84-vjeçar nga Kukësi pësoi frakturë në këmbë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta e dhunshme, 6 të lënduar ende në spital! 19-vjeçari që theu këmbën në operim, edhe një 84-vjeçar nga Kukësi pësoi frakturë në këmbë

Gjashtë persona të lënduar gjatë protestës së dhunshme të një dite më parë në Tiranë vijojnë të marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës. Ministria e Shëndetësisë njofton se bëhet fjalë për 3 kalimtarë dhe 3 protestues, të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore. Njëri prej kalimtarëve, 19-vjeçari që pësoi frakturë në këmbë, po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Ndërkohë, mes të lënduarve

Gjashtë persona të lënduar gjatë protestës së dhunshme të një dite më parë në Tiranë vijojnë të marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës. Ministria e Shëndetësisë njofton se bëhet fjalë për 3 kalimtarë dhe 3 protestues, të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore. Njëri prej kalimtarëve, 19-vjeçari që pësoi frakturë në këmbë, po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Ndërkohë, mes të lënduarve është edhe një 84-vjeçar nga Kukësi, i cili ka pësuar frakturë të femurit. Ndërhyrja kirurgjikale për të moshuarin është planifikuar të kryhet të premten. LEXO edhe...Protesta në Tiranë, studentët bojkotojnë mësimin në disa fakultete! Marshim drejt Ministrisë së Arsimit, nxënësit e ‘Partizanit’ djegin kosha në rrugë (VIDEO) Njoftimi Në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të marrin kujdes shëndetësor 6 persona të lënduar, nga të cilët: * 3 kalimtarë, në gjendje të mirë shëndetësore, të cilët vijojnë qëndrimin në spital. Njëri prej tyre po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. * 3 protestues, gjithashtu në gjendje të mirë shëndetësore. Dy prej tyre do të vijojnë qëndrimin në spital, ndërsa për personin e tretë po kryhet vlerësimi mjekësor për të përcaktuar nëse nevojitet shtrimi. Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur gjatë natës 1 protestues me shenja intoksikimi, i cili, pas marrjes së trajtimit në urgjencë dhe rekomandimeve mjekësore, është larguar nga spitali. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale u uron shërim të shpejtë të gjithë personave të lënduar dhe garanton vijimin e kujdesit mjekësor sipas nevojave të secilit. Lajmi në përditësim.... SI.E./ReportTv.al protesta 13 tetor 2026 protestat kunder qeverise Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 20.9% Jo 76.4% Disi 2.7% Vota total: 1362 Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?