Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në platformën e tij Truth Social disa video të pazakonta, mes tyre edhe një të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet duke ndjekur dhe duke u përleshur me një tigër, përpara se ta përqafojë atë. Në videon e krijuar me IA, Trump shfaqet duke ndjekur dhe duke u përleshur me kafshën e egër. Në fund, të dy përqafohen nën tingujt e këngës së njohur “The Lion Sleeps Tonight”. LEXO edhe...SHBA/ Kishte vendosur fshehurazi një pajisje regjistrimi, arrestohet punonjësi i OpenAI Presidenti amerikan publikoi gjithashtu një tjetër video, ku paraqitet si një luan që përballet me hienat. Në këtë rast, kundërshtarët e tij politikë, mes tyre Barack Obama, Nancy Pelosi dhe Gavin Newsom, paraqiten si kafshë që e sulmojnë dhe e tallin. Publikimet erdhën pas ngjarjes tragjike të 10 tetorit në Parkun e Jetës së Egër të Yorkshire, pranë Doncaster, ku një burrë humbi jetën pasi hyri në hapësirën e rrethuar të tigrit. Trump e shoqëroi videon e sulmit me mesazhin: “Mos u ngatërroni kurrë me natyrën! Presidenti DJT”. Shpërndarja e pamjeve reale të sulmit shkaktoi shqetësim, pasi policia e South Yorkshire u kishte kërkuar qytetarëve të mos i shpërndanin videot që qarkullonin në internet, duke kërkuar respekt për viktimën dhe familjen e tij. Xh.K/E.H/ReportTv.al SHBA donald trump Komento Komente Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 20.9% Jo 76.4% Disi 2.7% Vota total: 1362 Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?
