Lajme Zone
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Merr hov ndërtimi në Shqipëri, bashkitë miratojnë 782 leje në 6 muaj! Vlera 30.2 miliardë lekë, shtojnë me 12.2 miliardë lekë të ardhurat e bashkive


Bashkitë kanë dhënë 782 leje ndërtimi në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ose 28% më shumë se vjet në të njëjtën periudhë. Por, sipas raportit të INSTAT pavarësisht rritjes së numrit të lejeve dhe sipërfaqes së ndërtimit, vlera e investimit për ndërtimet e reja ka rënë me 6.2% krahasuar me janar-qershor të 2025-ës.

Në Shqipëri po ndërtohet më shumë se në vitin e kaluar. Instituti i Statistikave raporton për 782 leje të reja të miratuara nga pushteti vendor në gjashtëmujorin e parë të vitit gati 28% më shumë se vjet, kur 61 bashkitë e vendit kishin miratuar në total 610 leje ndërtimi. Rritja e numrit të lejeve është shoqëruar edhe me zgjerim të sipërfaqes së re të ndërtimit. Lejet e miratuara zënë rreth 684 mijë metra katrorë, nga 613 mijë metra katrorë një vit më parë. LEXO edhe...Shtëpi për punonjësit e administratës, ministrja Ibrahimaj: 267 qytetarë kanë shprehur interes gjatë 24 orëve të para për kredinë me 0% interes! Por pavarësisht rritjes së numrit të lejeve dhe sipërfaqes, vlera e përafërt e ndërtimeve të reja ka shënuar rënie. Në janar–qershor 2026, u përllogaritën 30.2 miliardë lekë, nga 32.2 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, një ulje prej 2 miliardë lekësh, ose rreth 6.2%. Pra, gjashtëmujori i parë i 2026 tregon më shumë leje dhe më shumë sipërfaqe ndërtimi, por një vlerë më të ulët të investimeve të parashikuara Ky raport i INSTAT nuk ka të përfshira lejet e ndërtimit që japin institucionet e tjera si KKT, për kullat e mëdha apo për resortet, që kanë sipërfaqe më të madhe ndërtimore por dhe vlerë më të lartë investimi. Ndërtimet e reja janë burimi kryesor i të ardhurave për pushtetin vendor. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave gjysma e parë e viti u mbyll me 18.3 miliardë lekë të ardhura nga ‘taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja’, me rritje prej 12.2 miliardë lekë krahasuar me vitin 2025. Bashkia e Tiranës është në krye me vlerën më të madhe të të ardhurave nga kjo taksë me 12.4 miliardë lekë në 6 muaj, ndjekur nga Bashkia Himarë me 1.2 miliardë lekë, më pas është Durrësi me 841 milionë dhe më tej Kavaja me 620 milionë lekë të ardhura nga taksa e ndikimit në infrastrukturë. LEJET E MIRATUARA NGA BASHKITËJanar- Qershor 2025 610Janar- Qershor 2026 782Diferenca +172SIPËRFAQJA E LEJEVE TË REJAJanar- Qershor 2025 613 mijë metër²Janar- Qershor 2026 684 mijë metër²Diferenca +71 mijë metër²VLERA E PËRAFËRT E NDËRTIMEVE TË REJAJanar- Qershor 2025 32.2 mld lekëJanar- Qershor 2026 30.2 mld lekëDiferenca -2 mld lekëTabela nr.1: Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja (në mijë lekë)Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e rejaRealizimi 6M 2026Realizimi 6M 2025Rritja6M 2026-6M 2025Bashkia Tiranë12,467,4902,696,5179,770,973Bashkia Himarë1,211,035301,680909,355Bashkia Sarandë477,90370,671407,232Bashkia Durrës841,338532,741308,597Bashkia Shkodër327,47020,163307,307Bashkia Lezhë230,63641,824188,812Bashkia Kavajë620,046452,584167,462Total pushteti vendor18,342,6106,142,44612,200,164Burimi: Drejtoria e Financave Vendore, Ministria e Financave (2026) R.Xh/E.H/ReportTv.al ndërtimi leje ndertimi te ardhurat e bashkive bashkite ekonomi Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 51.8% Keq 35.3% Nuk e di 12.8% Vota total: 4699 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?