Një lapsus i pazakontë është shfaqur në një komunikatë zyrtare të Presidencës së Kosovës, ku në fund të njoftimit për gradimin e tre gjeneralëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës kishte mbetur një fjali që i drejtohej përdoruesit të një mjeti të inteligjencës artificiale. Në versionin e publikuar fillimisht në faqen zyrtare të Presidencës shkruhej: “Nëse dëshiron, mund ta bëj edhe pak më institucional dhe më të rrjedhshëm, pa ndryshuar përmbajtjen”. LEXO edhe... Pas dorëheqjeve të 2022-shit, gjyqtarët serbë kërkojnë kthimin në sistem! Këshilli Gjyqësor i Kosovës i refuzon, BE kundër vendimit: Bie ndesh me sundimin e ligjit Fjalia nuk kishte lidhje me përmbajtjen e komunikatës dhe dukej si një përgjigje e mbetur gjatë përpunimit të tekstit me inteligjencë artificiale. Pas lapsusi bëri xhiron e mediave, Presidenca e Kosovës e korrigjoi komunikatën dhe e hoqi këtë pjesë nga versioni i publikuar në faqen zyrtare. U.D/ReportTv.al Albulena Haxhiu kosove chatgpt Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 51.8% Keq 35.3% Nuk e di 12.8% Vota total: 4699 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

