Sistemet e trafikut ajror në Shqipëri u fikën gjatë ditës së sotme rreth orës 17:30 për shkak të një problemi teknik. Lajmin e konfirmoi vetë Albcontrol. Situata ndërkohë shkaktoi vonesa në fluturimet drejt dhe nga Rinasi. Për plot një orë fluturimet u shtynë ndërkohë që Albtcontrol thotë se ekspertët e tij morën menjëherë masat për të shmangur çdo rrezik për avionët dhe nisën punën për rikthimin e sistemeve. Sipas Albcontrol rreth orës 18:00, 90% e sistemeve ishin rikthyer në funksion normal, por nga ana tjetër historiku i fluturimeve në faqen online të Rinas-it tregon që fluturimet ishin me vonesë deri në orën 18:45. LEXO edhe...Veliaj ‘shkarkon’ Anuela Ristanin, i tërheq delegimin e kompetencave për drejtimin e Bashkisë Tiranë: Nuk zbatoi urdhrat e mi, u kthye në pengesë për ushtrimin e mandatit (VENDIMI) Sipas informacioneve të Report TV, fluturimi i parë pas këtij blackout-i ishte ai drejt Varshavës i linjës LOT që u nis në orën 18:45. Avioni më i fundit që tentoi të ulej në Rinas ishte Euroëings por nuk ia doli dot Foto nga faqja e Rinas-it ku tregohen vonesat në fluturimet me nisje nga TiranaEdhe pamjet satelitore konfirmojnë se në këtë hark kohor hapësira ajrore e Shqipërisë ishte e zbrazët. Ndërkohë Albcontrol thotë se reagimi në kohë dhe profesionalizmi i ekipeve bënë të mundur shmangien e bllokimit të trafikut ajror në hapësirën shqiptare. Lajmi në përditësim Ora 19:10 Fiken sistemet e trafikut ajror, çfarë po ndodh në Rinas? Pasagjerë të shumtë në pritje, fluturimet me vonesa deri në 1 orë (VIDEO) Pasagjerë të shumtë janë filmuar duke pritur në Rinas, ndërsa problemi teknik që preku sistemet e trafikut ajror shkaktoi vonesa mbi një orëshe në fluturimet e tyrePamjet që vijnë për Report TV tregojnë sallene aeroportit të mbushurme udhëtarë në pritje për tu nisur për destinacionet e tyre. Share U.D/ReportTv.al Albcontrol Tirane trafiku ajror Komento Komente toma: 28/08/2026 18:59 E moret Belinden ne telefon qe ta pyesni sesi dueht vepruar? Se mos vine "ekspertet" e Spakut ne zyrat e tuaja. Përgjigju Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 51.8% Keq 35.3% Nuk e di 12.8% Vota total: 4699 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

