Lumi Drin Vijojnë kërkimet për 7-vjeçaren e cila dyshohet të jetë mbytur... Pesë persona, të afërm me njëri-tjetrin, janë përfshirë në një ngjarje të rëndë pasditen e djeshme në lumin Drin, në zonën e Gjoricës në Bulqizë.
Katër prej tyre janë shpëtuar, ndërsa vijojnë kërkimet për një vajzë rreth 7 vjeç, e cila dyshohet se është mbytur.
Sipas burimeve pranë Policisë së Bulqizës, pesë familjarët kishin hyrë për t’u larë në lumë, kur niveli i ujit dyshohet se është rritur pas hapjes së portave të hidrocentralit në Dibër të Madhe.
Rritja e nivelit të ujit ka shtuar rrjedhën e lumit, e cila i ka marrë pesë personat.
Familjarët kanë njoftuar Policinë rreth orës 21:00 të mbrëmjes së kaluar. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe, pas rreth katër orësh kërkime, kanë arritur të shpëtojnë katër prej personave.
Ndërkohë, operacioni i kërkimit vijon për gjetjen e vajzës rreth 7 vjeç, e cila dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Aksident tragjik në rrugën Lezhë-Shkodër, “Audi” përplas për vdekje 12-vjeçarin! 27 Gusht 2026, 20:4720:47Kronike Në kërkim nga SPAK për rrëmbimin e Jan Prengës, arrestohet në Londër Korado Gështenja! 27 Gusht 2026, 18:4218:42Kronike “Ku është droga?”/ Humbi 500 kg kokainë të klanit shqiptar në Spanjë, shoferi merret peng dhe torturohet 27 Gusht 2026, 18:2818:28Kronike Ergys Agasi të premten para GJKKO-së, caktohet ora e seancës për masën e sigurisë 27 Gusht 2026, 18:1418:14Kronike Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Borizanë, humb jetën 62-vjeçari 27 Gusht 2026, 17:4717:47Kronike Alarmi për bombë në SPAK dhe institucione, zbulohen dy shtetet nga ku u nisën e-mailet! 27 Gusht 2026, 17:3017:30Kronike

