Lajme Zone
Jepet sot masa e sigurisë ndaj Ergys Agasit, mbërrin në Gjykatën e Posaçme avokati i tij, Maks Haxhia
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Jepet sot masa e sigurisë ndaj Ergys Agasit, mbërrin në Gjykatën e Posaçme avokati i tij, Maks Haxhia

Avokati i Ergys Agasit, Maks Haxhia, ka mbërritur këtë të premte në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku pritet të zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj klientit të tij.

Avokati i Ergys Agasit, Maks Haxhia, ka mbërritur këtë të premte në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku pritet të zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj klientit të tij. Ergys Agasi përballet me masën e sigurisë “arrest në burg”, e vendosur më herët në mungesë. Agasi ka qenë i shpallur në kërkim, ndërsa sot gjykata do të shqyrtojë masën e sigurisë së vendosur ndaj tij.

Në këtë fazë, gjykata do të vlerësojë kushtet për vijimin e masës së sigurisë. Vendimi nuk përcakton fajësinë apo pafajësinë e Agasit, ndërsa masa e sigurisë nuk përbën dënim.

Masa e sigurisë mund të kundërshtohet dhe të rivlerësohet në vijim të procesit, në varësi të rrethanave dhe zhvillimeve të çështjes. Përgjegjësia penale do të përcaktohet në vijim të procesit gjyqësor, mbi bazën e provave dhe vlerësimit të gjykatës. Top Channel