Lajme Zone
Eliminimi i Dinamos nga Liga e Konferencës, trajneri Daja shpërthen pas ndeshjes: Nuk kam parë arbitër më të dobët në Europë, do të ankohemi në UEFA
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Eliminimi i Dinamos nga Liga e Konferencës, trajneri Daja shpërthen pas ndeshjes: Nuk kam parë arbitër më të dobët në Europë, do të ankohemi në UEFA

Dinamo u eliminua mbrëmjen e djeshme nga faza “play-off” e Ligës së Konferencës, pas një ndeshjeje dramatike ndaj Pafos, e cila u vendos në shtesë me rezultatin 4-2.

Dinamo u eliminua mbrëmjen e djeshme nga faza “play-off” e Ligës së Konferencës, pas një ndeshjeje dramatike ndaj Pafos, e cila u vendos në shtesë me rezultatin 4-2. Pas përfundimit të takimit, trajneri i Dinamos, Ilir Daja, nuk e fshehu zhgënjimin për mënyrën se si shkoi sfida, duke kritikuar ashpër organizimin, arbitrimin dhe disa prej episodeve të ndodhura gjatë dhe jashtë ndeshjes.

Daja vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij përballë një kundërshtari me cilësi dhe burime të mëdha financiare, ndërsa paralajmëroi se Dinamo do t’i dërgojë UEFA-s pamje filmike për të gjitha incidentet që, sipas tij, ndodhën gjatë kësaj sfide.

“Djemtë e sigurisë po silleshin si tifozë dhe po shtrëngonin duart me stafin. Kjo është ndeshja ime e pestë në play off dhe ky është niveli i organizimit më i dobët.

Nuk kam parë kurrë një arbitër të tillë në Europë, goli i parë ishte faull, lojtari ynë u gjakos. Gjërat që kam parë këtu janë të nivelit më të ulët që kam hasur në karrierën time.

Mund të vërtetoj gjithçka, nëse dëshironi. Do t’i dërgojmë video UEFA-s me gjithçka, madje edhe çfarë ka ndodhur jashtë ndeshjes.

Siç rrodhën gjërat, ndeshja ishte në plan të dytë. Ne luajtëm mirë kundër një kundërshtari të fortë, si në aspektin e cilësisë ashtu edhe të burimeve financiare. Lojtarët e mi dhanë gjithçka deri në fund.

Me ndryshimet, i vendosëm lojtarët në pozicione të tjera nga ato natyrale, jemi krenarë që arritëm një performancë të tillë kundër një skuadre që luajti në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar”, deklaron Ilir Daja. Top Channel