Dinamo e Ilir Dajës i shkoi shumë pranë historisë, por pa mundur të kualifikohet në fazën e ligës së Conference League. 'Blutë' u mposhtën në Limassol të Qipros 4-2 nga Pafos pas 120 minutave lojë. Dinamo kaloi e para në epërsi me golin e Fadeiros, ndërsa pasi u përmbys ia doli të barazonte 2-2 me Silva Richards për ta dërguar ndeshjen në shtesë, aty ku pësoi edhe dy gola. LEXO edhe...Egnatia përmbyset 2-1 nga Lillestrom, garon në fazën e ligës së Conference League! Dinamo humbet 4-2 pas 120 minutash dhe eliminohet nga garat evropiane Në konferencën pas ndeshjes dhënë për mediet në Qipro, trajneri Daja ia faturoi një pjesë të eliminimit vendimeve të arbitrit. Sipas Dajës goli i parë i vendasve erdhi pas një faulli, me lojtarin e Dinamos që u gjakos. Daja ngre edhe pikëpyetje për organizimin, duke e quajtur si më të dobëtin që ka hasur në një ndeshje evropiane. Ai ka treguar se klubi do bëjë ankesë me pamjet video në UEFA me të gjitha anomalitë që kanë parë brenda dhe jashtë fushe. “Djemtë e sigurisë po silleshin si tifozë dhe po shtrëngonin duart me stafin. Kjo është ndeshja ime e pestë në play off dhe ky është niveli i organizimit më i dobët. Nuk kam parë kurrë një arbitër të tillë në Europë, goli i parë ishte faull, lojtari ynë u gjakos. Gjërat që kam parë këtu janë të nivelit më të ulët që kam hasur në karrierën time. Mund të vërtetoj gjithçka, nëse dëshironi. Do t’i dërgojmë video UEFA-s me gjithçka, madje edhe çfarë ka ndodhur jashtë ndeshjes. Siç rrodhën gjërat, ndeshja ishte në plan të dytë. Ne luajtëm mirë kundër një kundërshtari të fortë, si në aspektin e cilësisë ashtu edhe të burimeve financiare. Lojtarët e mi dhanë gjithçka deri në fund. Me ndryshimet, i vendosëm lojtarët në pozicione të tjera nga ato natyrale, jemi krenarë që arritëm një performancë të tillë kundër një skuadre që luajti në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar”, deklaron Ilir Daja. Share S.Dh/ReportTv.al uefa Pafos Dinamo ilir daja qipro conference league Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.1% Keq 35% Nuk e di 12.9% Vota total: 4094 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

