Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Mbyllet protesta e 129-të para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!


Është mbyllur mbrëmjen e sotme protesta e 129-të radhazi e organizuar kundër qeverisë para godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Qytetarët e mbledhur kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e menjëhershme të Kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar, si dhe i kanë kërkuar strukturës së posaçme SPAK nisjen e hetimeve ndaj kreut të qeverisë.

Është mbyllur mbrëmjen e sotme protesta e 129-të radhazi e organizuar kundër qeverisë para godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Qytetarët e mbledhur kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e menjëhershme të Kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar, si dhe i kanë kërkuar strukturës së posaçme SPAK nisjen e hetimeve ndaj kreut të qeverisë. Grumbullimi i protestuesve nisi fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku pjesëmarrësit marshuan drejt godinës së Kryeministrisë. Për rreth dy orë me radhë, qytetarët mbajtën fjalime në shesh ku shprehën revoltën dhe indinjatën e tyre ndaj korrupsionit të dyshuar në sistemin qeveritar dhe politik në vend. Pas përfundimit të fjalimeve, marshimi i protestuesve vijoi përgjatë zonës së “Tiranës së Re” dhe sheshit “Uillson”, për t’u rikthyer sërish përpara Kryeministrisë. Pjesëmarrësit paralajmëruan se do të mblidhen sërish ditën e nesërme për të zhvilluar protestën e tyre të 130-të. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb