Lajme Zone
“Mbrojtje kundër dronëve”/ Tusk: Kufiri lindor i Polonisë është më i sigurt se kurrë
BotëBalkanWeb

“Mbrojtje kundër dronëve”/ Tusk: Kufiri lindor i Polonisë është më i sigurt se kurrë

Polonia është “më e sigurt se kurrë më parë” në kufirin e saj lindor, deklaroi kryeministri Donald Tusk.

Polonia është “më e sigurt se kurrë më parë” në kufirin e saj lindor, deklaroi kryeministri Donald Tusk. Projekti “Eastern Shield” (Mburoja Lindore), i cili synon forcimin e kufirit lindor të Polonisë me Rusinë dhe Bjellorusinë, po luan një rol kyç, tha Tusk. Në kuadër të projektit janë ndërtuar barriera antitank dhe pengesa prej betoni, si dhe janë vendosur sisteme mbikëqyrjeje dhe mbrojtjeje kundër dronëve. Varshava po punon gjithashtu për rritjen e kapaciteteve të saj të mbrojtjes ajrore. Bashkimi Evropian po kontribuon në financimin e projektit përmes programit SAFE, një instrument financiar i krijuar në vitin 2025 për të ndihmuar vendet e BE-së të forcojnë kapacitetet e tyre mbrojtëse përmes prokurimeve të përbashkëta. Edhe inxhinierë nga ushtria gjermane, Bundeswehr, po mbështesin projektin e mbrojtjes. “Ndërtimi i Mburojës Lindore nuk do të përfjë kurrë, sepse një komponent shumë i rëndësishëm është modernizimi i vazhdueshëm i mbrojtjes ajrore”, tha Tusk.

“Jemi vetëm në fillim të këtij rrugëtimi”, shtoi ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb