Në protestën e 82-kundër qeverisë, qytetarët kanë mbajtur sërish fjalime para Kryeministrisë. Ata shprehen të vendosur se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama është e panegociueshme. “Është frymëzuese të shohësh për 82 ditë me mijëra shqiptarë që protestojnë pa u ndalur dhe me një qëllim që është dorëheqja e qeverisë dhe kreut të saj Edi Ramës. Për 82 ditë janë artikuluar me dhjetëra kërkesa e probleme që hasemi çdo ditë. Por kërkesa kryesore është dorëheqja e qeverisë. Ne kërkojmë anulimin e ligjeve për zonat e mbrojtura, shfuqizimin e paketës së maleve…Dorëheqja e Ramës qëllimi kryesor, dhe më pas I hapet rruga qeverisë tranzitore”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: doreheqje edi rama protesta
