Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Ditën e 82-të e protestës – Ish-sportisti vjen nga Franca në revoltë: Jam i zhgënjyer nga shteti, shqiptarët po dëbohen çdo ditë


Qëndresa qytetare kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij ka vijuar sot me ditën e saj të 82-të radhazi.

Qëndresa qytetare kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij ka vijuar sot me ditën e saj të 82-të radhazi. Ndër zërat e shumtë që u bashkuan me protestuesit ishte edhe ai i një ish-sportisti shqiptar, i cili ka përfaqësuar vendin në arenën ndërkombëtare dhe ka udhëtuar nga Franca posaçërisht për t’u bërë pjesë e tubimit. Për mikrofonin e “News24”, ish-sportisti shprehu zhgënjimin e tij të thellë për situatën ku ndodhet vendi dhe për mënyrën se si pushteti po i trajton qytetarët. Ai nënvizoi se politikat dhe kushtet aktuale po i detyrojnë shqiptarët të largohen përditë nga atdheu, duke u shprehur se në Shqipëri gjërat po shkojnë mbrapsht. Ai tregoi se u detyrua të emigronte drejt Francës për të rritur e siguruar të ardhmen e fëmijëve të tij. Megjithatë, ai theksoi se është kthyer në Tiranë vetëm për t’iu bashkuar protestës dhe për të mbështetur qytetarët shqiptarë në qëndresën e tyre kundër padrejtësive. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb