Profesori Lush Susaj në protestën e 82 kundër qeverisë, bëri thirrjet që shqiptarët të bashkohen në mbrojtje të vendit. Ai renditi një sërë problematikash në vend, duke akuzuar qeverinë për korrupsion. Ai theksoi se qeveria aktuale ka shkatërruar gjithçka dhe se sipas tij i ngjason vetëm një organizate kriminale. Qytetarët janë në shesh për të mbrojtur vatanin e tyre, mirëqenien që ia ka gllabëruar një grup i strukturuar kriminal. Zjarret janë batërdia më e madhe. Nga vjet deri këtë vit nuk u bë asnjë për mbrojtjen e sipërfaqeve, pyjore. Nuk u bënë asnjë mjetet as flotë e re, I shohim njerëzit duke I fikur me lopata. Edhe sot dëmi I madh po bëhet në Pukë. Shteti shqiptar ka shkatërruar gjithçka, shkollat, arsimin, pyjet. Duhet të ishin vendosur në punë inxhinierët e pyjeve dhe patronazhistë të fëlliqur të partisë”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta Tirane
