Ethet e kompeticionit më elitar në planet arrijnë kulmin mbrëmjen e sotme dhe të nesërme me ndeshjet e kthimit të fazës “Play-off”, ku do të përcaktohen skuadrat e fundit që do të kualifikohen në fazën e grupeve. Mbrëmja e së martës premton emocione të forta, teksa në orën 18:45 Sabah pret Hapoel Be’er Sheva-n me detyrimin për të përmbysur humbjen 1-2 të takimit të parë. Ndërkohë, në orën 21:00 LASK do të kërkojë mrekullinë përballë Celtic pasi takimi i parë përfi 0-3 në favor të skocezëve, ndërsa Bodø/Glimt sfidon holandezët e NEC me komoditetin e fitores 3-1 në ndeshjen e vajtjes. Këto 90 minuta pritet të jenë beteja të vërteta që do të vulosin emrat e radhës që i bashkohen elitës evropiane.
Magjia rikthehet në shtëpi, të mërkurave falas në Top Channel
Për të gjithë sportdashësit shqiptarë, mbrëmja e së mërkurës shënon një ngjarje të madhe televizive, pasi Champions League rikthehet në shtëpinë e saj, në ekranin më të madh në vend. Gjatë gjithë këtij edicioni, çdo të mërkurë, ndeshja më e mirë do të transmetohet falas në Top Channel. Për të kurorëzuar këtë rikthim të madh, mbrëmjen e nesërme në orën 21:00 do të vijë drejtpërdrejt super-sfida mes Lyon dhe Fenerbahçe, një duel tërësisht i hapur pas barazimit 1-1 të ndeshjes së parë. E mërkura do të përcaktojë edhe kualifikueset e fundit në duelet e tjera të orës 21:00, mes Viking dhe Dinamo Zagreb ku ndeshja e parë u mbyll me shifrat 2-2, AEK i Athinës përballë Levski Sofia pas rrjetave të paprekura 0-0, si dhe Celje kundër Slovan me takimin e parë të përfunduar sërish në barazim 1-1.
Sytë te shorti i fazës së grupeve
Mbrëmjet e zjarrta të “Play-off”-it janë vetëm fillimi i këtij rrugëtimi epik. Pasi të mësohen emrat e të gjitha skuadrave të kualifikuara, spektakli vazhdon me hapat e radhës. Edhe shorti zyrtar i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve do të transmetohet drejtpërdrejt në Top Channel. Të gjithë të apasionuarit do të kenë mundësinë të ndjekin live goglat dhe përcaktimin e fateve të klubeve në këtë sezon të ri me një format krejtësisht të ndryshuar. Top Channel

