Edhe pse luajti një rol të rëndësishëm në rikthimin e Ipswich në Premier League, duket se klubi anglez e ka nxjerrë jashtë planeve të veta Anis Mehmetin. Fantazisti shqiptar nuk ishte i grumbulluar në takimin e parë të Ipswich kundër Sunderland, duke e treguar qartë që ai tashmë është në shitje.
Siç bëjnë me dije mediat britanike, dy klube nga Championship janë hedhur menjëherë në garë për shërbimet e Mehmetit.
Milwall ka dërguar një ofertë konkrete dhe është shumë pranë shërbimeve të shqiptarit, me Ipswich që ka pranuar transferimin në formën e huazimit.
Gjithsesi, edhe Wrexham duket se nuk është dorëzuar dhe po bën gati një ofertë që të bindë shqiptarin.
Tashmë çdo gjë pritet të vendoset nga vetë Mehmeti, i cili pritet të ndryshojë ekip në javën e fundit të merkatos. Top Channel

