Lajme Zone
Zyrtare/ Tottenham nuk ndalet, prezanton sulmuesin për 100 mln euro
SportCNA

Zyrtare/ Tottenham nuk ndalet, prezanton sulmuesin për 100 mln euro

Tottenham ka zyrtarizuar një tjetër lëvizje të rëndësishme në merkato, duke transferuar Savinho nga Manchester City. Sulmuesi brazilian do të jetë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Roberto De Zerbi dhe vjen në Londër pas dy sezoneve të kaluara te klubi anglez. Operacioni financiar arrin në 100 milionë euro, përfshirë bonuset, duke e bërë Savinhon një prej investimeve të rëndësishme të Tottenhamit p

Tottenham ka zyrtarizuar një tjetër lëvizje të rëndësishme në merkato, duke transferuar Savinho nga Manchester City. Sulmuesi brazilian do të jetë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Roberto De Zerbi dhe vjen në Londër pas dy sezoneve të kaluara te klubi anglez.

Operacioni financiar arrin në 100 milionë euro, përfshirë bonuset, duke e bërë Savinhon një prej investimeve të rëndësishme të Tottenhamit për sezonin e ri.

Savinho është 22 vjeç dhe luan kryesisht në krah, ndërsa karakterizohet nga shpejtësia dhe aftësia për të luajtur në situata një kundër një. Ai e nisi karrierën te Atletico Mineiro. Debutimin me ekipin e parë e bëri në gusht të vitit 2020, kur ishte vetëm 16 vjeç.

Në sezonin e dytë me Mineiro, Savinho ishte pjesë skuadrës që arriti një tripletë kombëtare. Në total, ai regjistroi 35 paraqitje dhe 2 gola me klubin brazilian, përpara se të largohej drejt Europës.

Hapi i radhës ishte transferimi te Troyes në Francë, ndërsa më pas u huazua te PSV për sezonin 2022/2023. Pas kësaj eksperience, braziliani kaloi në huazim te Girona, një lëvizje që rezultoi vendimtare për karrierën e tij.

Te skuadra spanjolle, Savinho pati një sezon me shifra të rëndësishme individuale dhe ndikoi në një prej edicioneve më të suksesshme në historinë e klubit spanjoll. Në La Liga ai regjistroi 104 driblime, shifër që ishte më shumë se çdo futbollist tjetër në kampionat.

Girona e përfi atë sezon në vendin e tretë në La Liga, pozicionimi më i mirë në historinë e klubit, dhe siguroi për herë të parë kualifikimin në Champions League. Në këtë ecuri, Savinho ishte një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës dhe e mbylli periudhën e huazimit me 41 paraqitje dhe 11 gola. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.