Lajme Zone
Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme, zbulohet shuma që do përfitojë Interi
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme, zbulohet shuma që do përfitojë Interi

Al Jazira ka arritur një marrëveshje verbale me Interin për transferimin e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani.

Al Jazira ka arritur një marrëveshje verbale me Interin për transferimin e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili raporton se marrëveshja parashikon një huazim me vlerë 2 milionë euro, ndërsa në kontratë do të përfshihet edhe një opsion blerjeje prej 6.5 milionë eurosh.

Ky opsion do të shndërrohet në detyrim blerjeje nëse plotësohen disa kushte të përcaktuara në marrëveshje. 🚨🇦🇪 EXCL: Al Jazira have reached a verbal agreement with Inter for Kristjan Asllani.

€2m loan fee plus €6.5m buy option clause to become mandatory under certain conditions.

Details yet to be fixed as player opened doors to the move; contract terms still being discussed. pic.twitter.com/pVlXSmlfur

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 25, 2026 Detajet përfundimtare të transferimit ende nuk janë përcaktuar, ndërsa palët po diskutojnë edhe kushtet personale të kontratës me futbollistin.

Sipas Romanos, Asllani i ka hapur derën transferimit te Al Jazira, duke bërë të mundur avancimin e negociatave mes dy klubeve.

Nëse marrëveshja përfundimtare arrihet, mesfushori i Kombëtares shqiptare do të largohej nga Interi për të nisur një aventurë të re në Emiratet e Bashkuara Arabe. Top Channel