Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Mblidhet qeveria, Rama nesër takim me ministrat e drejtuesit politikë (VIDEO)


Pasditen e të premtes kryesocialisti pritet të japë edhe udhëzimet për takimet që duhet të nisin drejtuesit politik në zonat e tyre elektorale, për t’u shpjeguar strukturave dokumentet strategjike të mazhorancës qeverisëse, Besën dhe Praninë Besnike.

Pushimet për socialistët mbaruan. Këtë të enjte këshilli i Ministrave u mblodh në kryeministri, në një mbledhje që zgjati më shumë se 1 orë. Qeveria u mblodh një ditë para një takimi që kryeministri Edi Rama do të mbajë në selinë rozë, me ministrat dhe drejtuesit politik në qarqe. Kryesocialisti pritet të japë udhëzimet për takimet që duhet të nisin drejtuesit politik në zonat e tyre elektorale, për t’u shpjeguar strukturave dokumentet strategjike të mazhorancës qeverisëse, ‘Besën’, ‘Praninë Besnike’ LEXO EDHE:‘Agora’ e Berishës përballë ‘Pasqyrës’ së Ramës, Këshilli Kombëtar i PD prezanton sot platformën e re Në Pogradec u prezantua edhe platforma “Pasqyrë Albania”, ku do të grumbullohen dhe ndiqen ankesat e qytetarëve. Synimi është që problematikat të marrin përgjigje brenda dy javësh dhe qytetari të mund të shohë në kohë reale se në cilin institucion ndodhet kërkesa e tij. Platforma do të funksionojë përmes dy mekanizmave: “Flamingo Albania”, që do të mbledhë ankesat dhe shqetësimet, dhe “Radar”, që do të gjurmojë rrugën e trajtimit të tyre nga ministritë, bashkitë dhe institucionet e tjera. Përpos punës përgatitore për zgjedhjet lokale të 2027, socialistët janë në pritje edhe të Asamblesë së PS në javën e parë të shtatorit. SI.E./Shqiptarja.com TAG: pasqyre albania dokumenti prania besnike dokumenti BESA PS edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52% Keq 35.1% Nuk e di 12.9% Vota total: 3225 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?