Lajme Zone
Mblidhet Këshilli Bashkiak i Cërrikut, të djathtët kundërshtojnë bashkimin me Elbasanin, kryebashkiaku Doka rezervuar
PolitikëEuronews Albania

Mblidhet Këshilli Bashkiak i Cërrikut, të djathtët kundërshtojnë bashkimin me Elbasanin, kryebashkiaku Doka rezervuar

Këshilli Bashkiak i Cërrikut u mblodh për të përcaktuar kalendarin e dëgjesave publike në kuadër të Reformës Administrativo-Territoriale. Që në fillim të mbledhjes, këshilltarët e djathtë u shprehën kundër bashkimit të Cërrikut me Elbasanin, ndërsa të paqartë në qëndrimin e tyre u shprehën edhe këshilltarët e majtë.

Këshilli Bashkiak i Cërrikut u mblodh për të përcaktuar kalendarin e dëgjesave publike në kuadër të Reformës Administrativo-Territoriale. Që në fillim të mbledhjes, këshilltarët e djathtë u shprehën kundër bashkimit të Cërrikut me Elbasanin, ndërsa të paqartë në qëndrimin e tyre u shprehën edhe këshilltarët e majtë. I rezervuar në qëndrimin e tij u tregua kryetari i Bashkisë Cërrik, Florenc Doka, i cili deklaroi se qëndrimin e tij për Reformën Territoriale do ta bëjë publik në përfundim të dëgjesave. Reforma Administrativo-Territoriale parashikon bashkimin e Cërrikut dhe Belshit me Bashkinë Elbasan. Kundër kësaj nisme në Cërrik janë zhvilluar edhe më herët protesta dhe janë mbledhur firma përmes peticioneve.