Ditën e sotme pas skandalit të SHISH u mblodh edhe Këshilli i Sigurisë, takim të cilin aktivisti Erjon Murataj e ironizoi duke thënë se nuk ishte asgjë tjetër veçse ‘klubi i qylaxhinjve të pilafit të Ramës”. Ai theksoi se në atë mbledhje nuk kishte asnjë shtetar. Është këshilli i qokave të Ramës, aty nuk kishte asnjë shtetar dhe asnjë njeri politik që t’i dalë për zot temave kaq të rëndësishme. Ishte klubi i qylaxhinjve të pilafit të Ramës. Karakaçi nuk ka asnjë përgjegjësi politike, Toni Gogu që është anonim politikisht, Bajram Begaj presidenti i Shqipërisë që është meme e ditës. Olsian Çela, një njeri që sa i përket pushtetit të drejtësisë sot duhet të ngrinte zërin më shumë se kushdo”, tha mes të tjerash ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Erjon Murataj shish
