Kryeministri u kërkoi ministrave dhe deputetëve të mos i shohin protestuesit si "mosmirënjohës", por si një sinjal se qytetarët kërkojnë më shumë nga qeverisja. Rama pranoi se kjo është një mendësi që, sipas tij, e ka prekur të gjithë socialistët. Edi Rama Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe anëtarët e qeverisë, ka folur një për reflektim për protestën që ka kaluar mbi 50 ditlë, duke theksuar se mazhoranca ndodhet përballë sfidave të reja që kërkojnë një qasje ndryshe në drejtimin e vendit.
Rama u ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë ministrave, deputetëve dhe drejtuesve socialistë, duke i paralajmëruar të mos i konsiderojnë qytetarët që protestojnë si "mosmirënjohës", por si tregues të standardeve të reja që duhet të arrijë qeverisja.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së dhe qeverisë, Rama iu referua protestave të zhvilluara pas zgjedhjeve të qershorit, duke u shprehur se zëri i qytetarëve duhet të shihet si një thirrje për reflektim dhe jo si mungesë mirënjohjeje.
"Dua t'ua them drejt e në sy atyre që protestuan, atyre që dolën në bulevard gjatë qershorit dhe atyre që kanë protestuar në heshtje apo me zë, kudo në Shqipëri apo jashtë, qysh pas zgjedhjeve të qershorit të kaluar: Ju nuk jeni mosmirënjohës, jeni matësi i ri i standardeve tona", deklaroi kreu i qeverisë.
Rama tha se protestat e qershorit, ku sipas tij "bulevardi u mbush nga njerëz të të gjitha moshave dhe shtresave", përbëjnë një moment reflektimi për Partinë Socialiste. Ai përmendi edhe simbolikën e flamingove, të cilat, sipas tij, tërhoqën vëmendjen ndërkombëtare ndaj Shqipërisë.
Kryeministri bëri të ditur se kishte përgatitur dy dokumente, të cilat i cilësoi si produkt i reflektimit të tij pas protestave. Njëri lidhet me analizën e situatës, ndërsa tjetri është një aneks që, sipas tij, përcakton mënyrën se si Partia Socialiste duhet të mbështesë "kthesën e mandatit të katërt".
Për të ilustruar mesazhin e tij, Rama tregoi një episod me një kryetar bashkie socialist, i cili ishte ankuar për protestën e banorëve të një lagjeje, pavarësisht investimeve të kryera.
"'I kam gjetur në llum', tha. 'Nuk kishin rrugë e trotuare, vetëm gropa e plehra. U bëra rrugë, drita, pemë, kopshte e stola, por janë mosmirënjohës'", rrëfeu Rama.
Sipas kryeministrit, ky është një gabim që mund ta bëjë çdo drejtues socialist.
"Ai shok dhe koleg jemi ne të gjithë. Secili prej nesh e ka menduar, qoftë edhe një herë, atë fjalë të keqe në marrëdhënien e punës me popullin", u shpreh Rama, duke kërkuar që protestat të mos shihen si shenjë mosmirënjohjeje, por si një kërkesë për më shumë cilësi në qeverisje.
Kreu i qeverisë po mban aktualisht, atë që e quan fjalimi i reflektimit
“Mësimi i parë që dua të ndaj me ju është se faktet tona nuk mjaftojnë…Në Shqipërinë që transformuam, njerëzit nuk jetojnë me inkurajimin e gjërave që ndërtohen, kur prisnin me besim që pas rrugës e shkollës që u ndërtua në lagjen tjetër, t’i vinte radha lagjes së tyre. Ata kanë pritshmëri që rriten më shpejt se sa përgjigja jonë ndaj tyre”, tha ai referuar protestës qytetare që është mbajtur në kryeqytet prej më shumë se 50 ditësh, kryesisht kundër projektit në Zvërnec.
“Shokë dhe shoqe nuk mjafton më ta qeverisim të tashmen me investime, por në harmoni me përvojën e përditshme të qytetarit të sotëm...Zemrat dhe mendjet e shqiptarëve nuk janë më aty ku ishin deri dje, te çfarë ndryshon në territor dhe nuk kanë më fare lidhje me statistikat ekonomike”, shtoi Rama. mbledhja e grupit të ps rama \\\\ Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Shtegu fatal: PS nis fazën parë të epokës post-Edi Rama 24 Korrik 2026, 12:0812:08Politike Inteligjenca Artificiale në Kuvend, Peleshi: Platformë për të analizuar përmbajtjen e seancave 24 Korrik 2026, 11:5011:50Politike Nis mbledhja e Grupit të PS, Peleshi: Në shtator vijnë në Tiranë përfaqësuesit e parlamenteve të 27 vendeve të BE 24 Korrik 2026, 11:3511:35Politike Marjana Koçeku shpërthen ndaj Ramës: Paketa e Maleve do t'i kthejë banorët e Thethit në lypsarë në tokat e tyre 24 Korrik 2026, 11:2811:28Politike Si modeli “Alabbar” po rrezikon anëtarësimin e Shqipërisë në BE 24 Korrik 2026, 10:4610:46Politike Nga plazhi në sheshe: Beteja e rinisë për të ardhmen e vjedhur nga kasta e vjetër Rama-Berisha 24 Korrik 2026, 10:3710:37Politike

