Ndërsa debati politik për performancën e ligjvënësve vijon, faturat financiare që ata i kushtojnë buxhetit të shtetit mbeten një nga çështjet me interesin më të madh publik. Pasqyrat financiare të Kuvendit të Shqipërisë zbulojnë shifrat e detajuara të shpenzimeve për deputetët gjatë muajit korrik 2026.
Përveç pagës bazë prej afro 2,000 eurosh në muaj, ligjvënësit përfitojnë edhe paketa të majme shtesë. Këto përfitime përfshijnë deri në 400 euro në muaj për karburant, 170 euro për shpenzime telefonike, si dhe shuma të konsiderueshme për dieta udhëtimesh brenda vendit, rimbursim qira banese dhe fatura hoteli.
10 deputetët me përfitimet më të larta ekstra (korrik 2026)
Lista e ligjvënësve që kanë arkëtuar shumat më të larta të përfitimeve dytësore (pa përfshirë pagën bazë) kryesohet nga emra që në pjesën më të madhe mbeten figura kryesisht anonime në sferën publike, me pak ose aspak prani në debatin parlamentar: Antoneta Dhima: 2,812 €
Elton Korreshi: 2,812 €
Zamira Sinaj: 2,812 €
Erjo Mile: 2,794 €
Bledi Çomo: 2,794 €
Ledina Alolli: 2,757 €
Zegjine Çaushi: 2,738 €
Ilirjan Pendavinji: 2,720 €
Fadil Nasufi: 2,702 €
Kiduina Zaka: 2,702 € Struktura e shpenzimeve dytësore
Në total, Kuvendi ka shpenzuar 250,997 euro vetëm për përfitimet dytësore të deputetëve gjatë muajit korrik, të ndara si më poshtë: Dieta për udhëtimet brenda vendit: 156,243 €
Rimbursim për karburant: 49,512 €
Rimbursim për shpenzime telefonie: 23,991 €
Honorare për mbledhjet e komisioneve: 14,484 €
Rimbursim për qira banese: 6,570 €
Rimbursim faturë hoteli: 194 € Fatura totale për buxhetin e shtetit
Duke mbledhur të gjithë zërat financiarë: 290,000 euro për pagat bazë dhe 250,997 euro për përfitimet ekstra. Rezulton se vetëm gjatë muajit korrik deputetët i kanë kushtuar buxhetit të shtetit një shumë totale prej 540,997.15 eurosh (afro 541 mijë euro).

