Fundjava e fundit e muajit korrik ka shënuar fluksin më të lartë të hyrjeve të qytetarëve të Kosovës përmes Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, krahasuar me fundjavat e muajve qershor dhe korrik. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Emigracionin, në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, për periudhën nga data 25 korrik 2026, ora 05:00, deri më 26 korrik 2026, ora 08:30, janë regjistruar 45,518 shtetas të Kosovës që kanë hyrë në territorin shqiptar me 12,790 automjete. LEXO edhe...Rama: Gati kantieri i aksit rrugor Shalë - Tropojë, korridor i ri lidhës mes zonave alpine Autoritetet kufitare e lidhin këtë rritje të ndjeshme të lëvizjeve me afrimin e muajit gusht, periudhë kur nis pjesa më e madhe e pushimeve vjetore. Një ndikim të rëndësishëm ka edhe ardhja e diasporës kosovare në vendlindje, e cila tradicionalisht zgjedh të kalojë një pjesë të pushimeve verore në bregdetin shqiptar, por edhe në destinacionet turistike malore të vendit. Fluksi i lartë në Morinë pritet të vijojë edhe gjatë javëve në vazhdim, ndërsa strukturat e Policisë Kufitare te Morinit mbeten të angazhuara për të përballuar rritjen e lëvizjes së udhëtarëve dhe automjeteve gjatë sezonit turistik me funksionimin e te gjitha sporteleve si me zbatimin e marreveshjes pa kontolle per mjetet me targa te Kosoves dhe Shqiperise ndersa per ato te huaja me proçedure te pershpejtuar. Në stacionin e Policisë Kufitare Morinë/Kukës për datën 25.07.2026 ora 05.00 deri në datën 26.07.2026 orën 08.30, raportohet dinamika si më poshtë vijonë. •Hyrje shtetas 45,518.•Hyrje automjete 12,790. U.D/ReportTv.al dogana morine Kukes Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.6% Jo 29.1% Nuk e di 7.2% Vota total: 3165 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

