Ështe mbajtur edhe këtë vit në Pogradec maratona kombëtare e notit “Agron Ruvina”, një event i cili bëri bashkë notarë nga disa vende të botës, te cilët garuan në 3 disiplina. E para në kategorinë e notarëve profesionistë 1100 metër ishte pogradecarja e cila jeton në SHBA, Lizi Gusho, e cila u shpreh e emocionuar për fitoren. “Jam shumë e lodhur por shumë e gëzuar që mora pjesë. Kjo ishte distancë e madhe. Jam stërvitur që të hënën. Kam ardhur enkas nga Amerika që të bëj maratonën. Jam shumë e gëzuar por punova shumë fort. Gara ishte shumë e fortë. Fitoren ia dedikoj kushërirës sime Mabel” tha Lizi Gusho LEXO EDHE:Trafikonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 21-vjeçarë në Korçë Për kategorinë e fëmijëve deri ne 14 vjec në 200 metra not, e para ishte notarja Ivi Asllanaj nga klubi i Steles së Tiranës. Ndërsa i pari nga meshkujt por vendi i dyte ne garë doli Albi Deda nga ekipi i Durresit. “Ndihem shumë e lumtur. Unë kam 11 vite që merrem me notin. Ka qenë një rrugëtim i vështirë por shumë i bukur. Fitoren ia dedikoj mamit dhe babit” tha Asllanaj “Ndihem shumë i gëzuar. Jam përgatitur për këtë garë. Kishte shumë konkurentë sot. Fitoren ia dedikoj trajnerit dhe babit tim” tha Albi Deda Një prej organizatoreve dhe ish-notari kampion, Sotiraq Iftica thote se në këtë edicion morën pjese mbi 100 notarë nga Shqipëria dhe më gjerë te cilët u bene pjesë e kesaj maratone noti. “ Këtu kishte mbi 100 notarë, nga Shqipëria, Kosova, Anglia dhe nga Maqedonia. Ky edicion ishte shumë i mirë. Kishim marrë të gjitha masat dhe ia arritëm qëllimit. Vitet e tjera themi ta organizojmë më mirë me ekipe europiane dhe ballkanike” tha Sotiraq Iftica Në këtë event të pranishëm ishin edhe familjarët e ish recordmenit te notit Agron Ruvina, te cilet shprehen te emocionuar per kete event qe mban emrin e vellait te tyre te ndjere. “Falenderoj Bashkinë dhe Klubin e Sportit. Është dita më e gëzuar e jetës sonë. Për ne është sikur është gjallë dhe e kemi mes nesh” tha Donika Çobani. Në përfundim të eventit, fituesit u vleresuan me medalje dhe trofe. U.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: Korce maratone agron ruvina Lizi Gusho Ivi Asllanaj Albi Deda Sotiraq Iftica Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.5% Shoqëria 24.5% Social media 17% Vota total: 1253 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
