Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Maxhoranca e ka humbur fillin! Zgjidhja, zgjedhjet”/ Indrit Sefa: Protesta e goditi fortë Ramën te pika e tij më dobët! Shqiptarët morën frenat në dorë!


Indrit Sefa, i ftuar në News24, ka komentuar protestën që po zhvillohet prej 103 ditësh, duke folur për shoqërimet dhe arrestimet e protestuesve, si dhe për qëndrimin e policisë gjatë tubimeve.

Indrit Sefa, i ftuar në News24, ka komentuar protestën që po zhvillohet prej 103 ditësh, duke folur për shoqërimet dhe arrestimet e protestuesve, si dhe për qëndrimin e policisë gjatë tubimeve. Sefa u shpreh se mënyra e ndjekur nga policia në disa raste ka qenë e paligjshme, duke iu referuar edhe vendimeve të gjykatave. “Shoqërimi si koncept është që policia të identifikojë rrethanat dhe më pas të shoqërojë personin, ose kur shuhet një konflikt. Fakti që këto arrestime gjykata i ka cilësuar si të paligjshme, do të thotë se procedurat e ndjekura më herët konsideroheshin të paligjshme. Policia shpesh tregohet më e zellshme seç duhet, jo për të ulur konfliktin, por për ta shtuar akoma më shumë. Pjesa më e madhe e urdhrave jepen në mënyrë verbale. Maxhoranca është mësuar me protestat e PD. 103 ditët e kësaj proteste kanë qenë paqësore. Njerëz që protestonin në mënyrë paqësore. Përsa kohë Luarasi nuk ishte deputete, nuk i ka bërtitur njeri, tani duhet të jetë më tolerante ndaj këtyre akuzave. Ata ishin njerëz të identifikuar, me emër dhe fytyrë, që Luarasi mund t’i çonte për fyerje. Si mund të protestohet me rregulla? Kush janë rregullat? Të na i japë mazhoranca. Ajo është protestë e bërë nga qytetarë. Nuk ishin deputetë ata që i bërtitën, por qytetarët. Ata mund të shprehin frustrimin dhe, sipas Gjykatës Europiane, theksohet se përfaqësuesit politikë duhet të jenë më tolerantë ndaj reagimeve të qytetarëve.

Por them që pasi të sistemojnë kryetarin e vet, të dalin dhe të sistemojnë shoqërinë. Zonja Luarasi mund t’i drejtohet gjykatës për akuzën e shpifjes. Protesta e ka arritur qëllimin. Mazhoranca nuk e njeh mirë popullin shqiptar, se mendoi se kishte përballë vetëm PD-në. Por pjesa më e madhe e shqiptarëve janë të papolitizuar.

Zoti Rama e ka marrë goditjen në mënyrë kapilare. Ditën e parë protesta e goditi mazhorancën te ‘Piazza’. Më pas e goditi Ramën te pika e tij më e fortë. Protesta i mori memet, humorin, i mori zemrat e qytetarëve. Shqiptarët morën frenat në dorë. Të rinjtë nuk kanë mbështetje te PS-ja. Por pensionistët dhe njerëzit në nevojë, si pasojë e një tradite të një epoke të shkuar. Mosbindja civile është term që nuk e kanë gjë, pasi kryqëzojnë shtetin dhe e ulin në gjunjë.

Protestuesit kërkojnë qeveri teknike dhe këto kërkesat e tyre të zhbëhen. Besoj se rezultatin e saj kjo protestë e ka arritur. Ka arritur qëllimin se qytetarët shqiptarë vetëm të bashkuar mund t’i dalin ballë kësaj qeverie. Kanë kuptuar se mazhoranca ka frikë.” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Indrit Sefa