TIRANË- Protesta e 109 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama u shoqërua me thirrjet “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Ballukun”, “Shqipëria kërkon revoluciuon” Marshimi i sotëm ndryshe nga ditët e tjera, vijoi edhe me mbështetjen e ish-krerëve të UÇK pas një vendimi të dhënë nga Haga për ish-krerët e UCK, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Vesili. Protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës edhe me thirrjet “Liria ka emër”, “Shqipëri Dardani jemi nji”. Gjithashtu një tjetër ndalesë e protestuesve ishte edhe te Blloku i Sigurisë, ku qytetarët kërkuan lirimin e protestuesve të ndaluar në protestat e mëparshme nga policia. Protesta e 109 u mbyll te busti i Adem Jasharit, në rrugën e Durrësit, me thirrjet “Liri për çlirimtarët”.
Gjithashtu nesër në orën 10:00 ku pritet të mbahet edhe seanca e radhës parlamentare, është njoftuar edhe protestë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
