Projekti Inter Academy Albania do të zhvillohet në Tiranë pas një marrëveshjeje midis Federatës Shqiptare të Futbollit - FSHF, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Inter Club Albania, klubit zyrtar të Inter në vendin tonë.
Projekti do të mbahet në kryeqytet pas nënshkrimit, ditën e sotme të 'Memorandumit të Mirëkuptimit' mes 2 institucioneve dhe përfaqësuesit zyrtar të Inter-it në Shqipëri.
Projekti dhe marrëveshja nënkupton një akademi futbolli me standardet e klubit të famshëm italianqë do të nisë së shpejti aktivitetin në Tiranë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

